Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kush janë autorët e “Open Balkans”? E thotë Vetëvendosje: Grenell dhe Hysenbelliu i News 24 lidhje shpirtërore me këngët e masakrave serbe

22:39 05/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi thotë se Richard Grenell dhe Irfan Hysenbelliu  janë autorët e projektit të “Open Balkans”, i njohur me herët si mini-shengeni. Në një postim në Facebook, Abazi thotë se Hysenbelliu e mbajti ish-të dërguarin e SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, në resortin e tij në Golem këtë javë e më pas e shëtiti në brigjet e jugut.

Drejtuesi i VV në Shqipëri thotë se gazetarja e News 24, me pronar Hysenbelliun, nuk e pyeti Grenell-in për urimin që ai i bëri Serbisë për “Vidovanin”,  festën fetare mbi të cilën Serbia përpiqet të justifikojë ekspansionin dhe hegjemoninë e saj në rajon. Abazi shprehet se ndoshta Hysenbelliu e kishte ngritur tashmë një dolli për Zonën e Novi Sadit.

Kjo është arsyeja, sipas Abazit, se Irfan Hysenbelliu, gjithashtu pronar i birrës “Korça”, ftoi në festën e birrës në Korçë, këngëtarin Goran Bregoviç, i cili me muzikën e tij ka frymëzuar masakrën serbe në Kosovë.

“Kështu është kjo puna e Zonës së Novi Sadit, bashkon financiarisht oligarki e pushtet të korruptuar shqiptar me kriminelë lufte të Serbisë e me ish ambasadorë që i falen parasë, dhe pastaj krijon edhe lidhje shpirtërore me këngë të kënduara nëpër masakra!”, shkruan Abazi.

Postimi i plotë:                       

Bregoviç, Grenell dhe Hysenbelliu

Gjithkush ka të drejtën të kundërshtojë ardhjen e Goran Bregoviçit në Festën e Birrës në Korçë, pasi këngët e tij janë përdorur si frymëzim nga çetnikët e Serbisë në masakrat që janë kryer ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë të Ballkanit. Shqiptarët do duhej ta kishin këtë vetëdije dhe ndjeshmëri.

Ama duhet ngritur edhe pyetja se ç’punë kishte Irfan Hysenbelliu që e mbajti këtë javë ish ambasadorin Richard Grenell në resortin tij në Golem, e më tej e shëtiti brigjeve të jugut (shiko fotografinë më poshtë). Grenelli ka qenë e mbetet një nga mbështetësit kryesor të “Zonës së Novi Sadit”, e njohur ndryshe si Mini-Shengen/Open Balkan/Jugosllavi e Re. Grenelli ia uroi së fundmi Serbisë edhe festën fetare të “Vidovdanit”, mitin mbi të cilin Serbia përpiqet të justifikojë ekspansionin dhe hegjemoninë e saj në rajon.

Por gazetarja e TV Neës 24, me pronar Irfan Hysenbelliun, “çuditërisht” nuk e pyeti Grenellin gjatë intervistës për urimin e tij për Vidovdanin e Serbisë. Mbase ajo nuk e ndjeu të nevojshme, sepse mbase Hysenbelliu e kishte ngritur tashmë një dolli me Grenellin për Zonën e Novi Sadit.

Mbase Hysenbelliut, pronarit të Birrës Korça, sponsorit kryesor të Festës së Birrës në Korçë bashkë me Bashkinë e Korçës, i ka vajtur në mendje që dollinë për Vidovdanin ta ngrenë edhe në Korçë me kryetarin e Bashkisë nën tingujt e këngës “kallashnikov” të Bregoviçit.

Kështu është kjo puna e Zonës së Novi Sadit, bashkon financiarisht oligarki e pushtet të korruptuar shqiptar me kriminelë lufte të Serbisë e me ish ambasadorë që i falen parasë, dhe pastaj krijon edhe lidhje shpirtërore me këngë të kënduara nëpër masakra!

Etiketa: boiken abaziGrenellIrfan Hysenbelliuopen balkansvetevendosje

Të tjera

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF
Aktualitet

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Pas refuzimit të mazhorancës për zhvillimin e një mocioni me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, opozita ka...

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja
Aktualitet

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur sot qytetin e Shkodrës, duke lënduar punonjësin e Tatimeve, Enea Busukja. Ngjarja ndodhi...

13:38 28/10/2025
Para
Ministria e Mbrojtjes informacion për zjarret në vend: Ja ku ka ende vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes informacion për zjarret në vend: Ja ku ka ende vatra aktive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

13:38 28/10/2025
BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

13:14 28/10/2025
14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

11:05 28/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.