Kush është Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit që zëvendëson Shahinin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme Besa Shahini dha dorëheqjen nga posti që mbante si Ministre e Arsimit që prej dhjetorit të 2018, ose më saktë protestës së studentëve në këtë vit. Edhe pse  mbajti këtë post për gati dy vite ajo nuk solli ndonjë ndryshim të madh në sistemin arsimor në vend, por vetëm e përkeqësoi dhe e la në një moment të vështirë si ky i pandemisë.

Menjjëherë pas këtij lajmi kryemistri i vendit Edi Rama prezantoi ministren e re në detyrë, deputeten e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit Evisa Kushin.

Po kush është Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit…

Evis Kushi ka lindur në Elbasan, por studimet i ka vijuar në Tiranë, në Fakulteti Ekonomik, dega Administrim Biznesi gjatë viteve 1993-1997.Gjithashtu në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University, Angli, PhD në Ekonomi Turizmi. Në vitin 2010 ka marrë titullin “Profesor i Asociuar” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në vitin 2016 ka marrë titullin “Profesor” në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Ka një përvojë të gjatë pune në universitet. Nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në vitin akademik 2008-2009 ka qenë lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Ekonomik, Maqedoni. Në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Kushi është zgjedhur edhe deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 në Elbasan dhe është anëtare në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Ajo është autore dhe bashkautore e botimeve të ndryshme shkencore në fushën e marketingut dhe turizmit.

Shpërndaje
Share.

Komento