Fjalën e tij kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e dy qeverive e nis me një përkujtim për viktimat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
“Më lejoni që të përkujtoj që sot janë mbushur dy vite nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë, familjarët e 51 të vdekurve, kanë pikëllim e mallëngjim sot, dhembja e tyre është edhe e jona.- tha Kurti, ndërsa më tej, foli për bashkëpunimin mes dy vendve.
Kjo është mbledhja e 7 e dy qeverive, por e para e imja si kryeministër i Kosovës. Sa herë që vi në Shqipëri, jo vetëm si kryeministër kam një ndjesi të vecantë që edhe nuk përshkruhet lehtë e nuk shpjegohet kollaj. Jemi si një lis me dy degë, paçka se me dy dialekte që sa vjen e tjetërsohet.
Si patriot duhet t’i forcojmë dy shtetet, patriotizëm është të luftosh korrupsionin, gjyqësor të pavarur, liri të mediave. bashkëpunimin me njëri tjetrin e këmi detyre, jo dëshirë. Sa më të njësuar të jemi në qëndrime, aq më të fortë e fuqishëm do të bëhemi. Duhet të gjejmë thirrjen tonë të përbashkët. Cdo e mirë e njërit shtet mund të përcillet në anën tjetër. Linja Prishtinë-Durrës, është cilësi ekologji e fuqi e tokës në det, rritje e portit kryesor të shqiptarëve. Rrit dhe forcon shqiptarët por edhe ndihmon rajonin. Jetojmë me fqinjët tanë. Marrëveshjet që kemi para do lehtësojnë procedurat” u shpreh Kurti, ndërsa ndau të njëjtin mendim me kryeministrin Rama sa i takon zbatueshmërisë së tyre.