Skip to content
Kosovë

Kurti takime me Varhelyi-n dhe Von der Leyen, funksionarët europianë konfirmojnë mbështetjen për Kosovën

· 2 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë në takime në Bruksel me Komisionierin i BE-së për Fqinjësi e Zgjerim, Oliver Varhelyi e po ashtu më vonë me presidenten e KE, Ursula von der Leyen.

Pas takimit, Varhelyi ka reaguar duke i uruar suksese qeverisë së Kurtit dhe ka konfirmuar mbështetjen për Kosovën, duke përfshirë vaksinat për të luftuar pandeminë.

“Diskutim i mirë dhe i hapur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në këtë takim, nënvizova rëndësinë e përparimit të axhendës së reformave evropiane dhe rifillimin e dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga ana e BE-së. BE qëndron pranë #Kosovës në luftën kundër # pandemisë COVID19, duke siguruar mbështetje dhe vaksina”, shkruan shkruan Varhelyi në Twitter.

Po ashtu ka reaguar edhe presidentja e KE, Von der Leyen e cila shkruan se BE do të qëndrojë pranë Kosovës në luftën kundër pandemisë e po ashtu do të ndërmjetësojë në dialogun me Serbinë.

“Takim i mirë i parë me Albin Kurtin.

I uroj qeverisë së tij suksese në avancimin e reformave në Kosovë, duke përfshirë në shtetin e së drejtës, dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

BE do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, përfshirë vaksinat për të luftuar pandeminë”, shkruan Von der Leyen.