Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kurti: Sanksione për ata që bashkëpunojnë me individët në listën e zezë

15:59 05/10/2024
Reading Time: 3 min lexim
Albin Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit

Gjatë fjalimit në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Perëndimit që të sanksionojë të gjithë personat që ai tha se komunikojnë dhe bashkëpunojnë me personat që gjenden në listë të zezë në Ballkanin Perëndimor.

Kurti tha se Serbisë po ashtu duhet t’i kushtëzohen “përfitimet aktuale”.

“Andaj Perëndimit demokratik, në veçanti Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, ne u bëjmë thirrje që Serbisë t’i kushtëzohen përfitimet aktuale, jo vetëm ato të ardhshme nga BE-ja, SHBA-ja e Mbretëria e Bashkuar. Duhet të sanksionohen nga SHBA-ja, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar ata që bashkëpunojnë me personat që ndodhen në listë të zezë në Ballkan. Ata që janë pjesëtarë të organizatave ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’. Përndryshe kriminelët që shëtisin të lirë, përndryshe listat e zeza, nuk janë efektive”, tha Kurti.

Organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës qershorin e vitit të kaluar.Kurti tha se lista e zezë duhet të japë “rezultate nëpërmjet sanksionimit të gjithë atyre që komunikojnë e bashkëpunojnë me ta”.

Ai kërkoi që autoriteteve të Kosovës t’i dorëzohet Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e grupit të tij, që Kosova i akuzon për organizimin e sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës shtatorin e vitit të kaluar. Në Banjskë, më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës. Autoritetet në Kosovë kanë ngritur aktakuzë ndaj tij dhe 44 personave të tjerë për rastin në Banjskë të Zveçanit. Vetëm tre persona të akuzuar janë të arrestuar në Kosovë dhe Radoiçiq dhe të tjetër gjenden në arrati. Radoiçiq besohet se gjendet në Serbi. SHBA-ja dhe BE-ja po ashtu kanë kërkuar që të gjithë të përfshirët në sulmin e armatosur në Banjskë të përballen me drejtësinë.

Kurti po ashtu akuzoi Serbinë se nuk po respekton marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ai po ashtu mbrojti veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri të vendit, që bashkësia ndërkombëtare i ka cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara.

“Ata që ankohen për veprimet tona të njëanshme janë duke u ankuar pse e kemi shpallur pavarësinë, janë duke u ankuar pse fituam në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, janë duke u ankuar pse përfundoi mbikëqyrja e pavarësisë. Sundimi i ligjit për shtetin sovran është sikurse frymëmarrja”, tha Kurti.

Qeveria e Kosovës edhe më herët ka thënë se veprimet në veri – përfshirë mbylljen e institucioneve që kanë funksionuar në bazë të sistemit serb, ndalimin e përdorimit të dinarit serbë për pagesa me para të gatshme dhe veprime të tjera – janë në kuadër të shtrirjes së sovranitetit dhe zbatimit të ligjit.

Kryeministri kosovar po ashtu kërkoi që të rivendoset zona tokësore e sigurisë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Meqë brenda dy vjetëve, katër herë Serbia e ka sjellë ushtrinë e saj te kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë në gjerësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës. Ajo ishte hequr në gusht të vitit 2001. Këtë tani po e keqpërdor regjimi i Aleksandar Vuçiqit, i cili që po sjell artileri, trupa shtesë, sistem kundërajror kinez përbrenda këtij rripi 5-kilometërsh”, tha Kurti.

Përgjegjësinë për sigurinë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë e ka misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: albin kurtiBanjskesanksioneSerbi

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Shkaktoi aksidentin me vdekje dhe u largua, policia kap autorin

Shkaktoi aksidentin me vdekje dhe u largua, policia kap autorin

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English