Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë deklaroi se nga sulmi terrorist ku mbeti i vrarë një efektiv policie është kërcënuar siguria e vendit, sovraniteti dhe integriteti territorial.
Sipas tij atë ditë është dëshmuar rreziku, qëllimi dhe potenciali i grupeve terroriste që i kanë luftuar për më shumë se 2 vjet.
“Me mbi 5 milionë euro vlerë e armatimit ushtarak dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve është dëshmuar ”, tha Kurti.
Kryeministri tha se në sulm janë të përfshirë individë të sanksionuar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuara për aktivitetet kriminale.
“Ata shfaqen krah e përkrahë në një tryezë në Beograd e Rashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke paralajmëruar rolin e drejtpërdrejtë të shtetit serb në këtë mes”, tha Kurti.