Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Kriminelët shqiptarë dhe serbë bashkëpunojnë pa pengesa

14:18 14/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, Policia e Kosovës nisi një operacion në Rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, kundër mallrave të kontrabanduara, ku u sekuestruan mallra dhe dëshmi të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka qenë i pranishëm në samitin e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga ‘The Economist’ ku ka arsyetuar aksionin e 13 tetorit të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, duke thënë se për stabilitetin e institucioneve dhe sundimit të ligjit “nuk mund të ketë stabilitet të krimit”.

“Ne luftojmë me grupet kriminale që janë multietnike, siç janë edhe shqiptarët, boshnjakët dhe serbët. Ne do të luftojmë kundër saj me çdo çmim. Për shembull, dje në mëngjes kishte një aksion në katër komuna të ndryshme në Kosovë: Pejë, Prishtinë, Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut ku kriminelë të ndryshëm shqiptarë dhe serbë kanë bashkëpunuar”, tha Kurti më 14 tetor në Shkup, ku po merr pjesë në samitin e organizuar nga The Economist.

Operacioni që u krye nga policia e Kosovës u prit me protesta dhe bllokada në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, ku për pasojë mbetën të lënduar dhjetë policë si dhe dhjetë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore.

Autoritetet e rendit po ashtu njoftuan se kanë arrestuar tetë persona të dyshuar se janë të përfshirë në kontrabandë, ndërkaq kanë shpallur në kërkim edhe dhjetë persona të tjerë. Si në mesin e të arrestuarve, ashtu edhe të atyre që po kërkohen, shumica janë shqiptarë të Kosovës.

Kryeministri Kurti po ashtu tha se ky aksion nuk duhet të politizohet, pasi sipas tij, edhe për zbatimin e të njëjtit ishin të përfshirë prokurorë serbë, por edhe policë të përkatësisë serbe.

“Mendoj se është shumë keq të politizohet lufta jonë kundër krimit. Duhet të bashkëpunojmë me të gjithë në Ballkanin Perëndimor kundër krimit të organizuar, i cili është shumë më i integruar sesa që jemi ne”, deklaroi Kurti.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se për vendet e Ballkanit Perëndimor, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë problem kryesor.

“Dua të ndërlidhem me kryeministrin Kurti. Mendoj se korrupsioni dhe krimi i organizuar është gjeneratori i shumë gjërave negative në rajon. Duhet të kuptojmë se pa luftë kundër këtyre faktorëve në rajon, brenda shteteve tona, ne nuk mund të kemi institucione që janë profesionale, të pavarura, dhe që do të japin kushte më të mira për njerëzit”, tha Abazoviç.

Policia e Kosovë tha se gjatë aksionit të 13 shtatorit ka sekuestruar mallra dhe dëshmi në vlerë prej qindra mijëra eurosh./Rel

Etiketa: aksioni nga policiakurtisamiti i ballkanit perendimor

Të tjera

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz
Aktualitet

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka reaguar pas skandalit të publikuar në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz, duke...

14:15 25/02/2026
Para
Java e hapur e vaksinimit në universitete, Manastirliu iu bën sërish thirrje studentëve

Java e hapur e vaksinimit në universitete, Manastirliu iu bën sërish thirrje studentëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”

Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”

14:08 09/03/2026
LISTA/ Mbi 20 rrugë të dëmtuara në gjithë vendin, ndërsa Rama i quan “vepra historike” të Ballukut

LISTA/ Mbi 20 rrugë të dëmtuara në gjithë vendin, ndërsa Rama i quan “vepra historike” të Ballukut

13:42 09/03/2026
Skema mafioze e bregdetit, qeveria tërhiqet nga referencat dhe i hap rrugë resorteve luksoze

Skema mafioze e bregdetit, qeveria tërhiqet nga referencat dhe i hap rrugë resorteve luksoze

12:25 09/03/2026
Apeli i GJKKO konfirmon masën ndaj Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

Apeli i GJKKO konfirmon masën ndaj Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

12:13 09/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.