Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kurimi i pacientëve me COVID-19, mjekët amerikanë ndryshojnë metodë

15:12 25/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Në New York, mjekët po kurojnë pacientët e prekur nga koronavirusi, me doza të larta të vitaminës C, pas rezultateve pozitive që kjo metodë ka dhënë në Kinë.

Eksperti për sëmundjet pulmonare në Long Island, Andrew Weber, ka thënë për “New York Post”, se u ka dhënë pacientëve që ndodhen në terapi intensive, 1500 mg vitaminë C, në mënyrë intravenoze.

Kjo dozë u jepet 3-4 herë në ditë pacientëve dhe është 16 herë më e lartë se norma e përcaktuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA.

“Pacientët që morën vitaminë C reaguan shumë më mirë se ata që nuk morën vitaminë C. Ndihmon shumë, por nuk është theksuar pasi nuk është një medikament i rëndësishëm”, shprehet mjeku.

Ai shpjegon se trajtimi me vitamin C, është bërë paralelisht me trajtimin me hydrochloroquine (anti-malarial) dhe azithromycin (antibiotik), si dhe hollues gjaku.

“Tek pacientët në gjendje të rëndë, tek të cilët trupi mbivepron në tentativë për të luftuar infeksionin, ka rënie drastike të vitaminës C. Prandaj ka kuptim tentativa për të mbajtur nivele të tilla të vitaminës C”, shprehet Weber.

Kjo metodë u aprovua në SHBA, vetëm pak ditë pas thirrjeve të presidentit, Donald Trump për përdorimin e tyre, duke qenë se sipas një studimi francez, kombinimi i këtyre medikameneve, kishte dhënë efekt tek pacientët me COVID-19.

Në Shqipëri ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me protokollin e ndjekur për trajtimin e pacientëve.

Mjeku Tritan Kalo në një postim në Facebook tregoi se medikamentet që përdoren janë Actemra (ilaç kundër artritit) Aluvia (ilaç kundër HIV) dhe Tamiflu (antiviral që ka rezultuar jo efektiv)

Ndërsa zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ku është pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë çështje, është shprehur se pacientët po kurohen me ilaçet kundër malaries, që po përdoren edhe në vendet e tjera.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Amerikecovid 19mjeket

Të tjera

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Para

Mediat të rrezikuara nga COVID-19, anëtarja e AMA-s del me 7 proprozime për qeverinë

Lajmet e fundit

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English