Skip to content
Kryesore

Kupa e Shqipërisë/ Hidhet shorti, skuadrat mësojnë kundërshtarët në gjysmëfinale

· 1 min lexim

Skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë kanë zbuluar kundërshtarët e tyre.

Vllaznia do të ndeshet me Dinamon, ndërsa Egnatia do të përballet me Partizanin në këtë fazë të rëndësishme.

Ndeshjet, që do të përcaktojnë finalistët e këtij edicioni, janë caktuar për datat 2 dhe 23 prill, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 1 maj.

Kjo gjysmëfinale mund të konsiderohet si një mini-“Final 4”, pasi të katër ekipet janë të renditura në vendet e para të Kategorisë Superiore.