Kulluri paralajmëron skenarin e Bashës: Nja dy xhiro rreth Kryeministrisë dhe tre katër dopio gaz…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kritikët e kryetarit Basha në PD deklarojnë se me këtë kod zgjedhor opozita e ka të sigurtë humbjen, Ata paralajmërojnë probleme edhe me listat e kandidatëve për deputetë. Në mënyrë satirike, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri kritikon lëshimet e opozitës ndaj Ramës.

“Edi Rama mori “goditjen vdekjeprurëse” të radhës nga opozita! Tani s’ka as lista te hapura e as koalicione parazgjedhore! Se po tha Luli që nuk ka Kod Zgjedhor pa koalicione dhe lista te hapura, është e sigurtë që do hiqeshin të dyja!”, shprehet Kulluri.

“Tani, shprehet Kulluri, Republikasit e rinj duhet të turren tek komisioni Luli-Ruli për të kapur ndonjë vend nga fundi listës që të shajnë Lulin me libër shpie kur të çojë listën e servileve në KQZ!”

Duke iu referuar zgjedhjeve të kaluara, Kululluri paralajmëron demokratët se me Bashën i pret i njëjti skenar. “Dhe pasi të humbi zgjedhjet, mos harroni të bërtisni “fitore”! Nja dy xhiro rreth kryeministrisë, tre-katër dopio gaz lotsjellës dhe rreshtohuni tek shkallet e selisë së PD te këndoni himnin kombëtar!”, shkruan Kulluri duke iu drejtuar demokratëve.

/Gazeta Reforma.

Shpërndaje
Share.

Komento