Një 32-vjeçar ka humbur jetën në Kukës, pasi ka rënë nga një lartësi duke punuar.
Ngjarja ka ndodhur te ura Perbregut, rreth 6 kilometra nga Kukësi.
Viktima është Alfred Frroku, punëtor i dublimit të urave.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.