Skip to content
Të Gjitha

Kukës/ Bie nga lartësia, humb jetën punëtori i dublimit të urave

· 1 min lexim

Një 32-vjeçar ka humbur jetën në Kukës, pasi ka rënë nga një lartësi duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur te ura Perbregut, rreth 6 kilometra nga Kukësi.

Viktima është Alfred Frroku, punëtor i dublimit të urave.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.