Një grua është hedhur nga kati i tretë i një pallati në Durrës.
Ngjarja është regjistruar në lagjen 13 të qytetit bregdetar, shkruan ‘Newsbomb’.
Ajo ka menduar se në shtëpi i kishin hyrë hajdutë dhe është hedhur nga dritarja.
Banorët e lagjes kanë lajmëruar menjëherë ambulancën.
Për fat të mirë ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.