Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë zonës së 21 Dhjetorit në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë shkollës ‘Sabaudin Grabani”, ku një makinë ka përplasur një kalimtar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë. Nga dëshmitarët e rastit kalimtarja ka qenë duke kaluar vizat e bardha ndërkohë që makina ka ardhur me shpejtësi dhe e ka përplasur. Gjithashtu mësohet se përplasja ka qenë shumë e fortë dhe vajza ndodhet në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur një autoambulancë që e ka transportuar të renë drejt spitalit të Traumës për mjekim. 22-vjeçarja është përplasur nga një mjet “Smart”. Siç duket edhe nga pamjet e reja është e shtrirë në tokë, ndërkohë që pranë saj, ndihmën e parë e ka marrë nga qytetarët.
Sipas Policisë shtetasi me inicialet D.M., ka aksidentuar këmbësoren me inicialet B.M., 22 vejçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:55, tek “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.