Një rrugë e rëndësishme e kontrabandës shqiptare të kanabisit nga kalon në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Banorët e rajonit jetojnë me frikë prej mafies së drogës. Një nga rrugët më të mëdha të kontrabandës së kanabisit dhe të drogave në Evropë kalon nga Shqipëria përmes fshatrave kufitare grekë. Prej këtu droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.
Konstantinos Karalambakis, shef i sektorit kundër drogës në qytetin kufitar të Janinës, është shpesh në zonën kufitare shqiptaro-greke. Ky rajon i vështirë për t’u kaluar është prej kohësh një nga rrugët më të rëndësishme të kontrabandës së drogës në Evropë. Prej këtu droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.
Kontrabandistët e kalojnë shpesh kufirin gjatë natës me çanta shpine të mbushura plot me drogë dhe më pas fshihen poshtë trungjeve të pemëve, shkruan DW. Policia e ka të qartë se mund të kapë vetëm një pjesë të sasisë së kanabisit që vjen nga Shqipëria, sepse sikurse tregon Karalambakis, kufiri me Shqipërinë është shumë i gjatë, 300 kilometra, dhe për këtë arsye është i vështirë për t’u mbikëqyrur. Po ashtu, kontrabandistët e njohin shumë mirë zonën.
Një çantë shpine me kanabis ka një vlerë në treg prej 50,000 eurosh
Për sa kohë që Shqipëria është prodhues i kanabisit dhe gjithashtu furnizuesi më i madh në Evropë, ne nuk do të shpëtojmë nga ky problem. Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër tij, por ai nuk do të marrë fund shpejt”.Giorgos ka blerë dy qenë për t’u mbrojtur: “Ne i mbajmë qentë në shtëpi gjatë natës, se po i lamë jashtë dikush mund t’i helmojë dhe të hyjë në pronë. Qentë janë një sistem alarmi i sigurt. Sepse hajdutët mund t’i fikin edhe sistemet e alarmit elektronik.