Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ku shkuan miliona euro që qarkulluan në kanalet e Ministrisë së Shëndetësisë për pandeminë?/  Tomorri: Paratë u paguan për haviar, por qytetarëve u blenë pras

15:43 06/01/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ministria e Shëndetësisë duke u favorizuar vitet e fundit dhe nga Pandemia e Covid 19, e cila ia shtoi buxhetin këtij sektori iu është “vërsulur’ PPP-ve. Gazetari Klodian Tomorri ka analizuar disa nga kontratat dhe PPP-të e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe ku kanë shkuar paratë në të vërtetë.

Pandemia tregoi se besimi i shqiptarëve në spitalet e vendit është shumë iulët, pasi shumë zgjodhën shtëpinë për t’u kuruar nga Covid 19, ose u larguan drejt vendeve të rajonit si Kosova apo Maqedonia e Veriut.

1-Në 27 mars të vitit 2020, Ministria e Shëndetësisë lidhi një kontratë sekrete me kompaninë TBS 96 shpk për blerjen e 54 respiratorëve me afate lëvrimi: 20 respiratorë brenda 7 ditëve dhe 34 respiratore brenda 25 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të kontratës. Vlera e kontratës ishte 800 mijë euro me tvsh.

Nga e gjithë sasia kompania dorëzoi vetëm 5 respiratorë. Këta 5 respiratorë qëndruan fizikisht 1 muaj në Spitalin Shefqet Ndroqi dhe nuk punuan asnjë ditë të vetme. Ndaj kompanisë nuk u mor asnjë masë për mosrespektimin e kontratës. Anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe ata të mbikqyrjes së kontratës vazhdojnë ndajnë lekë nepër tenderat e shtetit edhe pse rrezikuan shëndetin dhe jetën e popullatës.

2-Në 3 qershor 2020, Ministria e Shëndetesisë lidhi një kontratë pa garë me kompaninë OES Distrimed për blerjen e 50 monitorëve multiparametrik për masat anti COVID-19. Vlera e kontrates 550 mijë euro.

Në specifikimet teknike e procedurës, pjesë e DST kërkohej që monitorët të ishin me rezolucion 1024*768. Por kompania i dorëzon me rezolucionin 800*600. Këtu u vodhën 150 mijë euro. Paratë u paguan për haviar, por qytetarëve u blenë pras. Askush nuk u penalizua. Përkundrazi. OES Distrimed është një kompani shumë e dashur për Ministrinë e Shëndetesisë dhe vazhdon merr mesatarisht 10 milionë euro tendera në vit nga Ministria apo institucionet e varësisë.

3-Në mars 2020, Ministria e Shëndetesisë lidhi një kontratë me kompanitë Farma Net Albania dhe Euromed për blerjen e e materialeve për mbrojtje personale nga COVID. Vlera e kontratës 3.2 milionë, procedura e prokurimit pa garë me ftesë per ofertë. Që të shpëtonte ministrja e shëndetesisë nga burgu procedura u miratua me vendim të posaçëm nga Këshilli i Ministrave.

Procedura pa garë u justifikua nga Ministria e Shëndetesisë me kushtet e emergjencës të krijuara nga pandemia. Por çfarë ndodh më pas?

Ngrihet Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe negocion afatet e dorëzimit të mallrave duke vendosur që 15 per qind do dorëzoheshin brenda 7 ditëve nga lidhja e kontratës, 75 per qind deri ne 6 javë dhe 10 per qind deri në 8 javë. Afati 6 javë dhe 8 javë denatyron totalisht proceduren e emergjencës.

Pra përdoren emergjencën për të berë tenderin pa garë, por dorëzimin e mallrave e lanë me procedurë normale. Këtu nuk dihet sa janë vjedhur, por nuk është e vështirë të imagjinohet.

Këto ishin vetëm 3 procedura. Por për pandeminë u shpenzuan 50 milionë euro me këto procedura. Një masakër e vërtetë buxhetore. Kanë kaluar 3 vjet dhe të gjithë vazhdojnë biznesin si zakonisht. Zyrtaret e ministrisë së shëndetësisë ndajnë lekë nëpër tendera. Kompanitë marrin miliona. Dhe popullit i mbetet vetëm të bëjë pyetjen: Sa dardha janë ngrënë pa lejen e komandantit tek këto 50 milionë eurot?

Në gjithë Europen u arrestuan me qindra zyrtarë të shëndetesisë për tenderat e Covid. Italia futi në burg edhe komisarin e jashtëzakonshëm, njeriu qe menaxhoi pandeminë në Itali. Ndërsa këtu, që puna të behet tamam duhet që qeveria të shpallë Ministren e Shëndetesisë si ministren më të sukseshme të kabinetit. Se është e vetmja në Europë që nuk e ngjeu dorën hiç me tenderat e Covidit.

Të tjera

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë
Aktualitet

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

Protesta e zhvilluar para godinës së Parlamenti i Shqipërisë u përshkallëzua në skena dhune, pasi në drejtim të kordonit të...

20:03 10/02/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka ngritur një alarm të fortë për funksionimin e platformës e-Albania, duke paralajmëruar...

18:11 10/02/2026
Para
Covid-19 në vend! Bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

Covid-19 në vend! Bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

20:03 10/02/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

18:11 10/02/2026
Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

17:50 10/02/2026
10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

14:46 10/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.