Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ku shkuan frytet e reformës në sektorin e energjisë?

20:48 10/01/2025
Reading Time: 3 min lexim

Nga Ola Xama

Që çmimi i energjisë do të duhej të ulej, kjo nuk ka asnjë dyshim. Por çmimi do të duhej të ulej vite më parë. Sot shqiptarëve iu kthyen pjesë të një fjalimi që kryeministri Edi Rama ka mbajtur 12 vjet shkuar, ku fliste për katastrofën në sektorin e energjisë si rezultat i humbjeve të larta sepse energjia ose vidhej ose nuk paguhej.

Kriza e sektorit energjitik dhe zgjidhja e saj (dhe pse me një kosto të madhe sociale) ishte një nga arsyet pse shqiptarët votuan në 2013-n Partinë Socialiste. Madje duhet thënë që ka qënë një nga aksionet më të frytshme të qeverisjes socialiste . Çështja që tani shtrohet për diskutim është se ku shkuan mollët dhe dardhët e këtyre rezultateve?

Nga mbledhja e borxheve të prapambetura, vendosja e kamatave, rritja e normës së arkëtimit dhe unifikimi i çmimit, të ardhurat shtesë për kompaninë e shpërndarjes OSHEE nga viti 2014 deri në vitin 2020, kapën vlerën e afro 1.5 miliard euro. Me këtë shumë, kompania do të kishte mundësi të ulte kapitalin negativ, të ristrukturonte një pjesë të borxheve dhe të kryente investime të larta për të ulur humbjet teknike. Një pjesë e saj duhet të ishte përdorur për uljen e çmimit të konsumatorëve, si një shpërblim që iu solli reforma.

Kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por në krizën e energjisë të vitit 2022, kompanitë e sektorit energjitik futën dhe njëherë dorën në xhepin e qytetarëve dhe morrën 240 milion euro mbështetje direkte nga buxheti i shtetit. Këtu u kuptua që lekët që kishte sjellë reforma ishin bërë rrush e kumbulla, në ndere, qoka e korrupsion! Ndryshimi i vetëm me kohën e keqmenaxhimit që na kujtoi sot KM ishte se dikur vidhnin të gjithë, sot vetëm rilindasit.

Madje jo vetëm kaq, por kanë kurajo dhe mburren se çmimi po ulet për shkak të performancës të mirë të sektorit. Të cilit sektor, të atij që nuk ka pasqyra financiare të audituara? OSHEE ka dorëzuar vetëm bilancin e vitit 2021 dhe KESH të vitit 2020. Po ERE dhe ministrja përgjegjëse që është Asambleja e Përgjithshme (pronari) në këto shoqëri, si pranojnë të marrin vendime mbi të dhëna që nuk janë të besueshme?

Performanca e mirë e sektorit që dërgon një faturë aforfe në vit te klientët që kanë shtëpitë bosh për tu dalë i ulët rezultati i humbjeve?

Performanca e mirë e sektorit që ka ngelur akoma me të njëjtin kapacitet prodhimi që trashëguam nga periudha Partisë së Punës? Pra, nëse GDP është shumëfishuar dhe nevojat për energji janë rritur, kemi të njëjtat vepra, madje më pak se disa i privatizuam.

Mburren se kanë kërkesa nga operatorët privatë për të ndërtuar panele fotovoltaike, po pse nuk i miratojnë dhe përse ministrja i mban aplikimet në sirtar pa një rregullore që përcakton radhën e shqyrtimit dhe afatin?

Krenohen ‘se do të përfundojë së shpejti’ linja e intekonjeksionit me Maqedoninë e Veriut dhe Italinë. Vetëm se harrojnë të thonë se këto projekte do të duhet të kishin përfunduar, por fondet për to i çuan të ndërtoheshin linja të reja për investitorët strategjikë.

Nuk thanë që fatura 30 milion euro që do të ulë me 1 lek/kWh, kursen mesatarisht në vit 28 euro për çdo familje që përfiton, por thanë 100 euro.

Nuk thanë që kjo shumë që po mundëson ‘uljen historike të çmimit’ është sa 1 muaj importe të KESH në dimër apo 1 vit qira për anijet me TEC që nuk punojnë.

Dhe në fund u tallën dhe thanë se ulja e çmimit nuk ka qëllime elektorale. Ju lutem, në cilin vend të zhvilluar vendimet e një shoqërie qoftë dhe publike nuk merren nga administratori dhe bordi drejtues, por nga qeveria? Në cilin vend që ka autoritete të pavarura që miratojnë tarifat, vendimi lajmërohet më parë nga kryeministri dhe ministri i linjës?!

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para
Horoskopi ditor 20 Shtator 2024

Horoskopi sot: 11 Janar 2025

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English