Vrasja e qenve të rrugës nga Bashkia e Tiranës ka sjellë reagime të ashpra nga aktivstë të shoqërisë civile dhe të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve, të cilët protestuan para Klinikës Veterinare në Kombinat dhe para Bashkisë. Shumë media nuk i transmetuan protestat, madje disa prej tyre që janë përherë në krah të Erion Veliajt, shpërndanë lajme të rreme se si një qen rruge kishte sulmuar një fëmijë duke i rrezikuar jetën.
Po ashtu për propagandë u përdor edhe vendimi i Gjykatës së Apelit që i jepte të drejtë Bashkisë së Tiranës për të kryer procesin e sterilizimit të qenve endacakë, pas një ankese të një shoqate që merret me mbrojtjen e kafshëve. Në vendimin e gjykatës thuhet se në vitin 2015, për shkak të problematikës që ka sjellë popullimi i lartë i qenve endacakë, dhe fakti i ndonjë epidemie me rrezik për popullatën, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ka përcaktuar metodologjinë për numërimin e qenve endacakë. Në fakt vendimi i jepte të drejtë Bashkisë për sterilizimin e qenve dhe jo për shfarosjen e tyre.
Videoja e shpërndarë ditët e fundit ku punëtorët e Bashkisë tërhiqnin zvarrë qentë e rrugës për t’i çuar në klinikën veterinare, ishte në vazhdimësi të rasteve të denoncuara më herët.
Në vitin 2018 CNA.al kishte publikuar pamje horror, ku në klinikën famëkeqe dukeshin qentë e vrarë nëpër korridore, ndërsa në kafazet e mbetura bosh kishte shenja gjaku.
Po atë vit emisioni Stop denoncoi se si qentë e vrarë nxirreshin nga Klinika Veterinare e më pas hidheshin në landfill.
Ndërkohë që Erion Veliaj bënte foto ku dukej i dashur me qentë dhe nëpër emisione deklaronte se ata ishin sterilizuar, e kundërta ndodhte.
Ne vetëm një ditë, menaxhimi i vetëm një qeni rruge na kushton 50 euro”, kishte thënë Veliaj në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”.
“Kostoja e sterilizimit, vaksinimit dhe mbajtjes tre ditë në spitalin e kafshëve”, u korrigjua më pas Kryetari i Bashkisë duke shtuar se Tirana ka 15.000 qen.
Por realisht Veliaj nuk po kryente sterilizimin e qenve. Lekët e tenderave përvetësoheshin nga Bashkia, ndërkohë që qentë shfaroseshin në mënyrë makabre.
- Në vitin 2016 janë shpenzuar 68 500 euro për trajtimin e kafshëve të rrugës:
- Viti 2017- 163 mijë euro
- Viti 2018- 145 mijë euro
- Viti 2019- 136 mijë e 500 euro
- Viti 2020- 187 mijë euro.
Pyetja që lind natyrshëm në këtë rast është: Ku shkuan 700 mijë euro dhe qentë e rrugës?
Në këto vite në kryeqytet janë vrarë 14 mijë qen, ndërsa gati 1 miliardë lekë të tenderuara nuk dihet si janë shpenzuar.
Ndërkohë, nga një investigim i gazetares Sabina Veizaj në vitin 2017 rezultonte se në Klinikën në Kombinat ku ndodh vrasja e qenve, janë të punësuar 33 persona. Pagesa e qirasë varionte mes 1000 dhe 3000 euro në muaj, ndërsa punonjësit paguhen nga 30,000 lekë
E gjithë struktura kushtonte 1,130,000 lekë në muaj. 1000 euro qira mujore (e përkthyer në varësi të kursit të këmbimit valuator = 140 000 lekë në muaj 33 punonjë s x 30’000 lekë paga mujore e një punonjë si = 990 000 lekë 140 000+ 990 000 = 1 130 000 lek në muaj.
Por sipas veterinerëve kostoja e trajtimit që nga sterilizimi, matrikullimi e vaksinimi i një qeni endacak shkon në 4500 lekë. Pra me 1 130 000 lekët e shpenzuara për Klinikën Veterinare do të sterilizoheshin 252 qen në muaj. Por Bashkia ka zgjedhur rrugën më të thjeshtë: atë të vrasjes së qenve, ndërsa klinika nuk shërben për trajtimin, por për shfarosjen e tyre.