Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka uruar Donald Trumpin për “fitore si president i SHBA-së”.
Përmes nje postimi në X, ai është shprehue se udhëheqësia e tij do të jetë edhe një herë kyçe për ta mbajtur aleancën të fortë. Mezi pres të punoj me të dhe të avancojmë paqen përmes NATO-s.
Gjithashtu, urimeve për rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë i është bashkuara edhe presidentja e komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.
Unë e përgëzoj ngrohtësisht Donald J. Trump. BE dhe SHBA janë më shumë se thjesht aleatë. Ne jemi të lidhur nga një partneritet i vërtetë mes njerëzve tanë, duke bashkuar 800 milionë qytetarë. Pra, le të punojmë së bashku për një axhendë të fortë transatlantike që vazhdon të ofrojë për ta”, shkruan Von der Leyen.