Kryeqyteti pushtohet nga studentët! Mbërrijnë edhe nga Universiteti i Elbasanit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Protesta e studentëve që nisi katër ditë më parë, u përhap edhe jashtë Tiranës ditën e djeshme. Studentët e Universiteteve në Elbasan, Korçë, Durrës dhe Shkodër bojkotuan nga e enjtja mësimin për të protestuar kundër tarifave të larta të studimeve.

Ditën e sotme, ata të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan vendosën që t’i bashkoheshin bashkëmoshatarëve të tyre në Tiranë.

Ma pankarta në duar dhe thirrje drejtuar qeverisë e Ministrisë së Arsimit, ata kërkojnë që arsimi të mos shikohet si një biznes.

Pavarësisht se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, njoftoi mesditën e së enjtes për heqjen e tarifës së provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Katër kërkesat e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit janë:

1.Anulimi i VKM për tarifa shtesë.

2.Përgjysmimi i tarifës së studimit.

3.Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

4.Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentët në bord.

Shpërndaje
Share.

Komento