Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kryepeshkopi Anastas Janullatos përcillet në banesën e fundit

13:38 30/01/2025
Reading Time: 2 min lexim
Kryepeshkopi Anastas Janullatos përcillet në banesën e fundit

Kryepeshkopi i ndjerë i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, po përcillet sot në banesën e fundit.

Sipas dëshirës së tij, ai do të prehet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë.

Ceremonia mortore po zhvillohet në kryeqytet, e paraprirë nga mesha e përshpirtjes, e drejtuar nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu.

Në këtë ngjarje të rëndësishme marrin pjesë figura të larta të politikës dhe klerit, mes të cilëve kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me një delegacion prej pesë ministrash, një përfaqësi nga Vatikani e drejtuar nga Sekretari i Shtetit Pietro Parolin, si dhe krerë të kishave ortodokse nga vende të ndryshme, përfshirë Patriarkun e Jerusalemit Theofil, Kryepeshkopin e Greqisë Jeronim, si dhe përfaqësues nga Qiproja, Aleksandria, Bullgaria, Rumania dhe Polonia.

Gjatë ceremonisë do të mbahen fjalime nga personalitete të ndryshme, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij grek, Mitsotakis.

Anastas Janullatos lindi më 4 nëntor 1929 në Pire dhe ka luajtur një rol kyç në rindërtimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila ishte shpërbërë për 23 vite.

Përveç veprimtarisë fetare, ai ka kontribuar në fusha të ndryshme si shëndetësia, arsimi, përkujdesja sociale dhe zhvillimi rural. Po ashtu, ka punuar për zbutjen e tensioneve në Ballkan dhe ka qenë kandidat për Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2000.

Janullatos ka shërbyer në organizata të rëndësishme ndërkombëtare dhe ka marrë vlerësime të shumta, si Kryqin e Madh të Urdhrit të Nderit të Republikës së Greqisë, çmimin “Athenagoras për të Drejtat e Njeriut” dhe dekoratën më të lartë të Shqipërisë “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.

Kontributi i tij në dialogun ndërfetar dhe bashkëjetesën paqësore është njohur gjerësisht në mbarë botën.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Kryepeshkopi Anastas Janullatos përcillet në banesën e funditliderë të lartë në ceremoni

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Ministrat e Kosovës dhe Maqedonisë inspektojnë rrugën Prizren-Tetovë

Ministrat e Kosovës dhe Maqedonisë inspektojnë rrugën Prizren-Tetovë

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English