Kryeministri Rama bën postimin e çuditshëm: Sonte komunikimi im i fundit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar së fundmi një status në Facebook, ku shkruan se sonte në orën 21:00 do realizojë komunikim e tij të fundit me qytetarët sa i përket Covid-19.

Nuk dihet ende se çfarë vendimesh do njoftojë kreu i qeverisë, teksa sytë janë drejtuar te turizmi dhe paketa e tretë ekonomike për përballimin e pandemisë.

Statusi i plotë

Sonte në 21:00 komunikimi i fundit kushtuar ekskluzivisht luftës me armikun e padukshëm Covid-19.

Nga ana tjetër, vlen të theksohet se kryeministri është kritikuar për komunikimin e tij me qytetarët përgjatë pandemisë.

Opozita dhe shumë persona të tjerë e kanë kritikuar për dhënien e njoftimeve vetëm më Facebook, si edhe për gjuhën e frikshme.

Shpërndaje
Share.

Komento