Kryemadhi: “Dosja 184” ka ministra dhe deputetë të përfshirë në blerjen e votës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Opozita vazhdon me akuza ndaj qeverisë Rama dhe këtë herë, Monika Kryemadhi nuk është kursyer.

E gjendur në Gramsh në një takim me strukturat e LSI-së në këtë qytet, Kryemadhi ka thënë edhe një herë se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe iu bën thirrje këtyre strukturave që të mobilizohen dhe “të ndezin motorët” për të rrëzuar Ramën.

Mirëpo as këtë herë Kryemadhi nuk e ka lënë mundësinë për të përmendur “dosjen 184”, ku edhe sipas saj, është duke nxjerrë detaje të reja.

Drejtuesja e LSI-së thotë se në këtë dosje janë të përfshirë ministra dhe deputetë, të cilët kanë lejuar mbjelljen e hashashit në këmbim të votës.

“Dosja 184 ka ministra dhe deputetë të përfshirë në blerjen e votës madje dhe lejim të mbjelljes se hashashit në këmbim të votës. Kriminalizimi është në çdo qelizë. Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe ne duhet të jemi të gatshëm për t’u përballur me sfidat”, deklaroi ajo.

Shpërndaje
Share.

Komento