Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kryebashkiaku që konsumon kokainë, PD akuza të forta ndaj Ramës: Po përdor ish-vartësin për të kërcënuar gjyqtarët

12:48 22/01/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme është publikuar një video, ku pretendohet se një kryebashkiak po konsumon kokainë.

Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate, është shprehur se personi në video është Lefter Alla, kryebashkiaku i Bulqizës.

Sipas ish-deputetit, Ervin Salianji, lidhjet me krimin, kanë detyruar kryeministrin Edi Rama, që të kapë drejtësinë.

Salianji shton më tej, se Rama ka emëruar vartësin e vetë, Artur Metanin, në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Ish-deputeti vijon më tej duke thënë, se emërimi i Artur Metanit është në kundërshtim me kushtetutën, pasi ka qenë më parë Këshilltar Juridik i Presidentit të Republikës.

Salianji akuzon Ramën se do të përdorë ish-vartësin e tij, për të kërcënuar gjyqtarë e prokurorë.

Deklarata e plotë:

Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë.

Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike.

Janë lidhjet me krimin, është hajdutëria dhe babëzia motivi kryesor që e ka shtyrë Edi Ramën të kapë sistemin e ri të drejtësisë, siç vulosi së fundmi, emërimin antikushtetues të vartësit të vet Artur Metani në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, një prej organeve më të rëndësishme të drejtësisë.

Emërimi i paligjshëm dhe nul me dhunën e kartonave i Artur Metanit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”, i cili ndalon një jurist të emërohet Inspektor i lartë i Drejtësisë, nëse ai ka mbajtur funksione politike në administratën publike gjatë 10 viteve të fundit.

Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor, pasi ai ka qenë Këshilltar Juridik i Presidentit të Republikës, një pozicion që ligji për administratën publike e konsideron shumë qartë so funksion politik.

Edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, edhe Parlamenti kanë shkelur me vetëdije ligjet dhe Kushtetutën, duke qenë në dijeni të plotë të faktit ndalues se Artur Metani në 10 vitet e fundit ka qenë “funksionar politik”, si pjesë e Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Rama ka zgjedhur që kontrollor të gjyqtarëve dhe prokurorëve të emërojë ish vartësin e tij dhe vëllain e deputetes së tij për ta përdorur për të kërcënuar gjyqtarë dhe prokurorë, kur ata të hetojnë apo gjykojnë dosjet e korrupsionit, të vjedhjes së votave nga qeveria e Edi Ramës apo që padrejtësinë ta kthejë në normë ndaj kundërshtarëve politikë.

Kushdo që kishte iluzionin që në këtë vend do të ketë drejtësi me Edi Ramën mori përgjigjen se Edi Ramës dhe shpurës së tij të hajdutëve dhe banditëve u duhet drejtësia nën kontroll për të ruajtur pronat dhe paratë e vjedhura, se drejtësia është një armë politike për t’u përdorur për kundërshtarët e qeverisë, se familjarët, fisi dhe krushqitë e deputetëve të Ramës kontrollojnë sistemin gjyqësor për t’i shërbyer mbulimit të aferave dhe mbylljes së cështjeve gjyqësore në ngarkim të banditeve në pushtet apo të krimit të organizuar që ushqen me vota Edi Ramën.

Llogaritë i kanë bërë gabim, Rama sot është më i ekspozuar se kurrë para qytetarëve dhe partnerëve të Shqipërisë, Partia Demokratike garanton qytetarët se ne do të zhbëjmë çdo paligjshmëri. Do t’i japim vendit një qeveri që i shërben qytetarit dhe jo kriminelëve.

Të gjithë do të japin llogari një më një para ligjit!

Etiketa: kryebashiakupdrama

Të lidhura

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

Përballë temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar...

11:59 29/06/2025
Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë
Kosovë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që morën pjesë në...

19:58 28/06/2025
Para

Akuzat për konsumimin e kokainës, flet kryebashkiaku i Bulqizës: Sulm politik, video është e montuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

11:59 29/06/2025
Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.