Skip to content
Bota

Kryebashkiaku i Kievit: Ukraina mund të dorëzojë territor për paqe me Rusinë

· 1 min lexim

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka sugjeruar se Ukraina mund të detyrohet të heqë dorë nga një pjesë e territorit si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, në një kohë kur është rritur presioni nga Presidenti Donald Trump për të pranuar lëshime territoriale.

Ai theksoi se ky mund të jetë një “skenar i mundshëm” për një “paqë të përkohshme”, por përjashtoi mundësinë që populli ukrainas të pranojë kurrë pushtimin rus.

Deklaratat e Klitschko erdhën disa orë pas një sulmi rus me raketa dhe dron në Kiev, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën më shumë se 80.

Pushtimi rus i Ukrainës që nisi në vitin 2022 ka sjellë kontrollin e rreth 20% të territorit ukrainas nga Moska.

Klitschko, ish-kampion boksieri dhe aktualisht politikan, e përshkroi Kievin si “zemrën” e Ukrainës dhe shprehu shqetësimin se Presidenti Volodymyr Zelensky mund të jetë i detyruar të pranojë një “zgjidhje të dhimbshme” për të arritur paqen.

Kur u pyet për mundësinë e bisedimeve me Zelensky, Klitschko tha se presidenti ukrainas është ai që merr vendimet, ndërsa ai nuk është përgjegjës për këto diskutime.