Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Kryebashkiak i Shëngjinit do të jetë një afgan”, parashikimi i Blushit tek KOMPLOTI

13:09 07/11/2023
Reading Time: 4 min lexim

Ai është një nga figurat mjaft të komentuara politike. Ben Blushi vjen së fundmi për publikun me një roman të ri të titulluar “KOMPLOTI”, roman ky që i shtohet listës së librave të botuara nga politikani.

Ky roman parashikon se çfarë do të ndodhë pas 20 vitesh në Shqipëri. Në një status të gjatë në rrjetet e tij sociale, Blushi shkruan se kjo vepër përshkruan ndryshimet demografike në vendin tonë në vitet 2043-2044. Mësohet se flitet që tashmë në këtë periudhë vendi ynë është mbushur me emigrantë kryesisht nga Afganistani, Siria dhe Irani, që janë të vendosur në brigjet e Adriatikut.

KOMPLOTI parashikon se zgjedhjet në bashkinë e Shëngjinit do të fitohen nga një afgan.
Për shkak të rrethanave dhe ndryshimit të shpeshtë të qeverive, ky afgan që martohet me një shqiptare dhe do të zgjidhet Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë. Sipas Blushit e gjithë kjo ndodh se deri në vitin 2044 popullsia e Shqipërisë do të bjerë dhe do të rritet numri i emigrantëve. Këtu fillon Komploti sipas Blushit.

”Afgani, vendos të çlirojë Kosovën e cila për shkak të ndryshimit të konjukturave është pjesërisht e pushtuar nga serbët që janë inkurajuar nga avancimi i Rusisë në Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji.
Për të penguar clirimin e Kosovës nga afganët, tre cifutë që bëhen bashkë për arsye të ndryshme, thurrin një Komplot. Ata të tre kanë pikëpamjet e tyre sa i takon Amerikës, Rusisë, Shqipërisë dhe sidomos Izraelit dhe konfliktit të tij me Palestinën. Njëri prej tre cifutëve është sionist, tjetri është komunist dhe i treti është një aventurier shqiptar që shpesh krijon kaos pa shkak.
Komploti përfundon me një tentativë të afganëve për grusht shteti, pra një përpjekje për të marrë Qeverinë e Shqipërisë dhe për ta kthyer Shqipërinë në një Afganistan të vogël në mes të Europës.”, shkruan Blushi.

Statusin e plotë të zotit Blushi e gjeni më poshtë:

Komploti është romani im i ri që këto ditë del në treg.
Ky roman është shkruar mes muajit shkurt dhe prill të këtij viti. Nuk e mbaj mend datën kur kam nisur ta shkruaj por mbaj mend se e kam përfunduar javën e parë të prillit 2023. Pasi e lashë pothuajse gjashtë muaj pa e prekur, e rilexova në gusht, e shkurtova në shtator dhe ia dorëzova botuesve të mi, Pegi dhe Dukagjini, në tetor.
Ngjarjet e Komplotit zhvillohen në vjeshtën e vitit 2043 dhe në pranverën e vitit 2044, pra 20 vjet më vonë, kur për shkak të ndryshimeve demografike popullsia e Shqipërisë është zvogëluar, ndërkohë që shumë refugjatë kanë ardhur të jetojnë me ne. Ata janë kryesisht afganë, por dhe sirianë e iranianë, të vendosur në qytetin e Shëngjinit, i cili këto ditë u caktua realisht një zonë ku do strehohen refugjatët që nuk e kalojnë dot Adriatikun.
Meqë popullsia e tyre, pra e emigrantëve shtohet me ritme të larta, ndërkohë që shqiptarët lindin më pak dhe emigrojnë më shumë, në vitet 2040, të huajt bëhen shumicë dhe fitojnë bashkinë e Shëngjinit duke zgjedhur Kryetar Bashkije një afgan.
Për shkak të rrethanave dhe ndryshimit të shpeshtë të Qeverive, ky afgan që martohet me një shqiptare, zgjidhet Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë.
Këtu fillon Komploti.
Afgani, pra Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë vendos të clirojë Kosovën e cila për shkak të ndryshimit të konjukturave është pjesërisht e pushtuar nga serbët që janë inkurajuar nga avancimi i Rusisë në Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji.
Për të penguar clirimin e Kosovës nga afganët, tre cifutë që bëhen bashkë për arsye të ndryshme, thurrin një Komplot. Ata të tre kanë pikëpamjet e tyre sa i takon Amerikës, Rusisë, Shqipërisë dhe sidomos Izraelit dhe konfliktit të tij me Palestinën. Njëri prej tre cifutëve është sionist, tjetri është komunist dhe i treti është një aventurier shqiptar që shpesh krijon kaos pa shkak.
Komploti përfundon me një tentativë të afganëve për grusht shteti, pra një përpjekje për të marrë Qeverinë e Shqipërisë dhe për ta kthyer Shqipërinë në një Afganistan të vogël në mes të Europës. Këtë përpjekje të afganëve, shqiptarët arrijnë ta shmangin me ndihmën e tre cifutëve dhe përmes një veprimi të cuditshëm.
Ky është pak a shumë romani, vazhdimin dhe fundin e të cilit nuk mund ta tregoj pasi botuesit e mi do ma ndalonin.
Si të gjithë shkrimtarët edhe unë nuk jam më pronari i librit tim. Prandaj nuk më lejohet të tregoj më shumë. Edhe sa tregova ishte e ndoshta e tepërt megjithëse e pamjaftueshme.
Për të qetësuar të gjithë ata që mund të gjejnë paralele apo ngjashmëri mes Shqipërisë së vitit 2044 dhe Shqipërisë së sotme, dua të them se ky roman është një fiction, pra fantazi dhe asgjë më shumë.
Si i tillë nuk besoj se bën dëm por kjo nuk është më në dorën time.
Komploti do të jetë në të gjitha libraritë e Kosovës duke nisur nga dita e enjte 9 nëntor kur do të prezantohet pasdite në librarinë Dukagjini të Prishtinës. Ndërsa në Shqipëri do të qarkullojë për herë të parë në datën 15 nëntor në Panairin e Librit, ku ju pres të gjithëve për autografe në stendën e Botimeve Pegi.
Tani për tani kaq për Komplotin tim.

Të lidhura

Tërmet 4.1 ballë në Greqi, ku ishte epiqendra
Bota

Greqi/ Pas dridhjeve të forta, shkollat në Evia qëndrojnë të mbyllura nesër

Evia vijon të ndjejë pasojat e aktivitetit sizmik që filloi në orët e para të së dielës, duke shkaktuar shqetësim...

20:49 18/05/2025
Euro U-17 2025/ Shqipëria përgatitet për debutimin ndaj Portugalisë
Kryesore

Euro U-17 2025/ Shqipëria përgatitet për debutimin ndaj Portugalisë

Kombëtarja shqiptare U-17 është përgatitur për debutimin e saj historik në Kampionatin Europian U-17, ku do të përballet me Portugalinë....

20:28 18/05/2025
Para
“Diktatura u vendos tani apo në 2008”, Berishës i ndodh e papritura gjatë deklaratës

“Diktatura u vendos tani apo në 2008”, Berishës i ndodh e papritura gjatë deklaratës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tërmet 4.1 ballë në Greqi, ku ishte epiqendra

Greqi/ Pas dridhjeve të forta, shkollat në Evia qëndrojnë të mbyllura nesër

20:49 18/05/2025
Euro U-17 2025/ Shqipëria përgatitet për debutimin ndaj Portugalisë

Euro U-17 2025/ Shqipëria përgatitet për debutimin ndaj Portugalisë

20:28 18/05/2025
Sulmi me thikë në Gjermani, publikohet foto e autorit të dyshuar

Sulmi me thikë në Gjermani, publikohet foto e autorit të dyshuar

20:08 18/05/2025
Kriza në Gaza, OKB ngre alarmin: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

Kriza në Gaza, OKB ngre alarmin: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

19:28 18/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.