Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kronika satirike nga Gjekmarkaj/ “Qëkur përcolli Melonin, Babo me një matrapik mbi supe shihej i rënduar”

14:34 25/08/2023
Reading Time: 3 min lexim

Nga Agron Gjekmarkaj

Copëza për një kronikë të munguar.

Prej ditësh në të zbardhur qëkur përcolli Melonin, për t’i mbushur boshllëkun që i la, Babo me një matrapik mbi supe shihej duke rëndur si i çartur rrëpirave të Shpiragut. Bela nga pas me dy torba, pak bukë e djathë, ndonjë vezë të zier ca kokrra qepë e dy pagurë ujë të mbushura në rrëzë. Djersa kullonte çurg. Herë në majë e herë në anë, shpo aty e shpo atje, kur befas shpërtheu një curril naftë si qumështi nga gjiri i lopës në të mjelur.

Gëzimi dhe hareja u ndezën si zjarr poshtë në Berat. Me mundim ia mbushen mendjen të fotografohej me një uniformë si ato të Guantanamos ku vetëm mjekra i kishte mbetur jashtë. Prishaqejf pranoi. Mideja ia lypte të shfaqej si në 2009 me gjoksin leshtor tek kosiste barërat e këqija apo si Duçja në betejën për grurin. Dilo Nasufi me socialisten Xhek mblodhën grupin folklorik për ta festuar siç duhet.

 

 

Për befasinë e të gjithëve këngët lindën aty për aty, burimore, të ngrohta si dielli i kësaj jave. Dilua shtynte për ndonjë kurban, një mëzat, ca deshër a cjepër në hell, por vendimi nuk po merrej sepse Blendi Çuçi si drejtues politik po vonohej. Kjo indiferencë shtonte ankthin dhe moskuptimin. Duhej iniciativë dhe vetëveprim.

U erdhi ndihma siç e ka përshkruar Doktori, nga Tërmeti një kamion plot me zahire, pogaçe me ballë kazani, tava me mish, qypa me mjaltë, shirqe me bozë, që mileti të lyente gurmazin dhe të ngrohte stomakun e trazuar. Socialistja Xhek u mor me përzgjedhjen estetike të vargjeve.  Që të ishte në rregull  për të ndarë përgjegjësinë ftoi Margeritin si kryetare komisioni, nami i së cilës në punë shijesh ka kapur qiellin. Ajo sa hap e mbyll sytë ia behu dhe  punës i mori frymën. Pas orë e orë leximesh përzgjodhi këtë:

“Toka po lëshon vlag,

Nxori naftë në Shpirag,

Babo trimi, Babo djali,

E krren naftën dhe nga mali.

eeeeeeeee

Gushti sa zëvendësoi korrikun,

Melonin përcolli Ai,

Rrëmbeu vetë matrapikun,

Malin shndërroi në flori.

eeeeeeeee

Dhe thotë ca modeste fjalë,

deputetë, more horra,

Shkoj në këmbë, kthehem me kalë

Naftë desha, naftë nxora”

eeeeee!

Të gjithë e kuptuan tezja e para që në autobiografinë e re të popullit tonë në vargje ky do të jete epi i ri që boll po nxeh e fort po shndrit në qarrishtë të Shpiragut.

Në Tiranë SPAK-u punon si hidrocentral duke trazuar midera duke djegur ëndrra si incenerator po kaq duke sterilizuar pushimet e Rrapajt, Rrjepsit dhe Rrapushit Beqes së ngratë. Më mirë Tigrushi që poturet mbushi me parimin këmbët e lehta faqja e bardhë. Byroja Politike dje në mesditë u mblodh, të gjithë me zemër në fund të barkut e barkun në kokë plot zhurma. Nuk e dinë në do rrinë në do ikin. Në do zhyten në do mbyten. Babo po merret me shumë me zëvendës ministrat, etimologjia e fjalës të bën ta shkoqitësh, zëvendës i ministrit pra ministrat zëvendësohen, punë të thella këto! Tre ore për natën e varrit. Ehuha.

Luli ka bërë partinë e vet, të vockël, doracake, të bereqetshme ku thonë me krenari jemi 105 mijë demokrat që si nëndetësja me këtë numër do i punojmë qindin armikut. Ndërkohë po shkatërron Doktorin, Liken dhe Babon. Ndërsa Vulën pa të cilën jeta s’ka kuptim e ka Gazi firauni të cilin mbrëmë e prita gjithë besë e shpresë të më merrte për darkë sipas ftesës për të qarë halle partie vatani po si lider i madh nuk erdhi. Prit e prit si të shtegu i lotëve po ai hiç. Me theu shpirtin. Në gojë të Salianjit u mbyttë ishallah.

Për këtë çështje do të ankohem te vetë Zonja Tabaku e cila vë dorën mbi xhan ngadalë-ngadalë dhe e bën terbiet. Salianji u shfaq në Indi si Lider shpirtëror gandist dhe ata qerratenj atje me dy gishta lart zbardhin dhëmbët si xhindër. Më në fund India dhe Pakistani u rehatuan. Kryezëvendës Lideri po me pret për një gotë nga e mira. Mëkatet tona të panumërta nuk ia zbehën mirësinë, paudhësitë shpresën, topitja guximin, vogëlsia madhështinë.

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
Rama i shkruan gazetarit grek/ Ironizon Bushati: Te ne DIKUR i çonte SMS edhe kameramanëve dhe shoferëve

Rama i shkruan gazetarit grek/ Ironizon Bushati: Te ne DIKUR i çonte SMS edhe kameramanëve dhe shoferëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

19:56 11/05/2025
Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

19:40 11/05/2025
Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

19:16 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.