Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kriza/ Shqiptarët nuk e mbajtën dot ‘në këmbë’ turizmin vendas. Humbjet që solli mungesa e të huajve  

16:27 20/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pandemia e koronavirusit dhe karantina e zgjatur e pranverës, por edhe kufizimet e hyrje-daljeve me vendet e BE-së, bënë që këtë vit turizmi shqiptar të kishte rezultatet më të dobëta ndër vite.

Kufizimet për shkak të COVID-19, bënë që Shqipëria të kishte një përgjysmim të të ardhurave që u siguruan nga turizmi në krahasim me vitin e kaluar.

Të dhënat e përpunuara që janë publikuar nga Instituti i Statistikave përmes Anketës së Turizmit “Strukturat Akomoduese”, në 3-mujorin e tretë të vitit, tregojnë se numri i vizitorëve në këto struktura gjithsej është ulur me 43,3%, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2019.

E njëjta tendencë me ulje është shfaqur edhe për net-qëndrimet, tregues që është ulur me 44,9%, në krahasim me 3-mujorin e tretë të vitit 2019.

Anketa e INSTAT-it ka analizuar edhe preferencat e turistëve gjatë këtij viti, ku në raportin mes bregdetit dhe malit, dominoi i pari, pasi 79% e tyre zgjodhën plazhet duke qenë edhe verë.

Po ashtu nga anketa del se Jugu i vendit dghe Riviera, mbetën rajonet më të vizituara, ku 42.1% e net-qëndrimeve në këtë 3-mujor ishte pikërisht në këtë rajon.

Sa shpenzuan shqiptarët

Këtë verë pjesa dërrmuese e pushuesve shqiptarë ishin të detyruar prej situatës së Covid-it që të kalonin në vend pushimet e verës.

Por gjithsesi sasia e parave që ata shpenzuan apo net-qëndrimet në hotele, nuk e mbushën dot disniveli që u krijua nga mungesa e turistëve të huaj.

INSTAT ka vlerësuar se nëse do të analizojmë sjelljen e vizitorëve rezident nga net-qëndrimet, vërehet se vizitorët rezidentë shqiptarë preferuan të pushojnë gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator në rajonin e Jugut.

Ata shpenzuar 5,3% net-qëndrime më shumë, në zonat bregdetare, duke shpenzuar 10,7% net-qëndrimi më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Nga ana tjetër, Veriu mori dhe goditjen më të madhe me një rënie të net-qëndrimeve me mbi 50%. Efekti negativ në frekuentimin e Veriut ndihet edhe për faktin që, përfshin disa prej pikave më interesante malore dhe që zakonisht frekuentoheshin nga të huajt, që për këtë sezon nuk mundën të vinin.

Çekët, polaket, gjermanët apo dhe grupe të tjera të organizuara, ndër vite kanë qenë ndër vizitorët më të mëdhenj të Veriut kryesisht të Thethit dhe të Valbonës.

Rënia e vizitorëve

INSTAT vlerëson se gjatë 3-mujorit të tretë 2020 është shënuar rënie e numrit të vizitorëve, ku numri i vizitorëve rezident është ulur me 9,2%, në krahasim me 3-mujorin e tretë 2019, ndërsa numri i vizitorëve jo-rezidentë është ulur me 59,3%, në krahasim me 3-mujorin e tretë 2019.

Nëse do të analizojmë vizitorët rezidentë sipas rajonit, afërsinë me bregdetin dhe llojin e strukturave akomoduese, treguesi që nuk ndjek këtë ecuri është numri i vizitorëve rezidentë, të cilët kanë pushuar në Rajonin e Jugut duke u rritur me 0,4%. “Në Zonat Bregdetare është shënuar rritje me 25,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm”,- thuhet në anketë.

“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

Gjatë këtij 3-mujori, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 19,2%, kundrejt 38,2% që ishte në 3-mujorin e tretë 2019. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18,4%, kundrejt 43,4% që ishte në tremujorin e tretë 2019, thuhet në publikimin e INSTAT.

/Burimi: INSTAT/ GazetaReforma.com/

Etiketa: krizaShqiperiate huajturizmi

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Vaksina kundër Covid/ Pfizer kërkon të marrë autorizim urgjent për përdorim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.