Prej disa muajsh në seancat parlamentare nuk ka munguar kaosi dhe zhurma e shkaktuar nga opozita e vendit, e cila e ka bërë shpesh të pamundur vijushmërinë e punimeve në Kuvend.
Mirëpo, duket se ka një dritë jeshile sa i përket negociatave mes opozitës dhe maxhorancës për rikthimin e gjendjes normale në Kuvend.
Bisedimet janë të fokusuara në nivel kryetarësh grupi parlamentar, pra mes Gazment Bardhit dhe Blei Çuçit, të cilat nisën javën që kaloi.
Për këtë situatë ka ndërhyrë kryeparlamentarja Lindita Nikolla, për të nxitur dialogun mes palëve dhe seancat parlamentare të jenë normale në zhvillimin e tyre.
Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa.