Krisma armësh në Lezhë/ Po dërgonte fëmijët në shkollë, qëllohet me dy plumba brenda makinës lezhjani

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mëngjesi i sotëm ka nisur me të shtëna armësh në Lezhë. Një person është plagosur me armë zjarri në kodër të fshatit Balldren.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur me dy plumba në bark, shtetasi Hil Gjini.

Burime paraprake nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Gj.Gj., banor i fshatit Balldren.

Sipas banoreve, Hila sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me një bashkëfshatar të tijin, i cili e ka qëlluar me dy plumba në bark.

Gjatë gjithë kohës Hil Gjini ka qëndruar në automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten, deri sa ka mbërritur policia dhe autoambulanca.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë.

/GazetaReforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento