Gazetari dhe kandidati i Partisë Demokratike për Qarkun e Dibrës, Basir Çollaku, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme vetëm katër ditë para zgjedhjeve, ku ka dorëzuar një kallëzim penal që lidhet me krime zgjedhore.
Burime bëjnë me dije se kallëzimi i Çollakut ka të bëjë me parregullsi dhe problematika që ai pretendon se po ndodhin në zonën që përfaqëson.
Përmbajtja e kallëzimit nuk është bërë ende publike nga vetë kallëzuesi apo nga SPAK.