Kreu i OBSH-së: “Masat të domosdoshme, mund të përballemi me ‘ringjallje’ të virusit”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Teksa, koronavirusi ka infektuar 467,520 persona dhe ka shkaktuar 21,174 viktima, ai është kthyer “armikun publik numër një”, siç tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Edhe një herë ai u bëri thirrje vendeve të prekura të marrin masa “për të gjetur, izoluar, testuar, trajtuar dhe gjurmuar” raste, ndërsa paralajmëroi se ata që nuk i bëjnë këto gjëra, mund të përballen me “ringjallje” të virusit.

Masat agresive për të gjetur, izoluar, testuar, trajtuar dhe gjurmuar (raste) nuk janë vetëm mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të dalë nga kufizimet ekstreme sociale dhe ekonomike – ato janë gjithashtu mënyra më e mirë për t’i parandaluar ato”, tha Ghebreyesus.
Kujtojmë se Italia vijon të mbetet vendi më i “plagosur” nga Coronavirusi dhe në 24 orët e fundit janë shënuar 683 viktima, duke e çuar numrin total të viktimave në 7, 503 dhe atyre të infektuar në 74, 386 persona.

Mediat italiane bëjnë me dije se 3, 468 pacientë po kurohen në terapi intensive, 23, 112 në struktura spitalore dhe 30, 920 në kushte shtëpie.

Kurse Spanja renditet e dyta për numrin e viktimave, ndërsa Kina po përmirësohet çdo ditë e më shumë.

Edhe Amerika është në gjendje të vështirë pasi atje COVID-19 po përhapet me shpejtësi, teksa OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

Në vendin tonë kanë humbur jetën 5 viktima dhe janë prekur 148 persona, teksa në Kosovë ëshë shënuar një viktimë dhe janë infektuar 65 persona.

Shpërndaje
Share.

Komento