Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ende nuk është bërë publike arsyeja e thirrjes së tij, por më herët është raportuar se Agolli është nën hetim për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet publike.