Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kreditë me probleme ulen ndjeshëm në qershor, niveli më i ulët prej 13 vitesh

09:22 11/08/2021
Reading Time: 2 min lexim
Lekë dhe Euro

Lekë dhe Euro

Kreditë që nuk kthehen në afat kanë shënuar rënie të fortë në muajin qershor, duke zbritur në 7.12% të totalit të portofolit, nga 7.8% muajin e mëparshëm. Në krahasim me qershorin e një viti më parë, treguesi është ulur me gati një pikë përqindje.

Në qershor, niveli i kredive me probleme arriti në nivelin më të ulët që nga viti 2008, kur ky treues ishte mesatarisht 6.5%. Më pas, përshpejtimi i kredisë për ekonominë nxiti dhe nivelin e lartë të kredive me probleme, që kulmoi në gati 25% në vitin 2014.

Rritja e huave të pakthyera në afat nxiti Bankën e Shqipërisë që të ndërmarrë një sërë masash për uljen e tyre, ku më e rëndësishmja ishte ristrukturimi i huave të mëdha, shkruan Monitor.

Kriza e shkaktuar nga pandemia, ndërkohë nuk ndikoi në përkeqësimin e këtij treguesi, që u arrit të mbahej nën kontroll. Në fillimet e pandemisë, Banka e Shqipërisë parashikonte në analizat e saj të brendshme se raporti i kredive me probleme mund të rritej deri në 15%. Një gjë e tillë nuk ndodhi, edhe falë masave të përkohshme që banka qendrore miratoi për t’iu mundësuar bankave të ristrukturonin kreditë, pa përkeqësuar statusin e kredimarrësve.

Më tej, mosmarrja e masave të rrepta kufizuese për menaxhimin e pandemisë bëri që efektet në ekonomi dhe në sektorin bankar të krizës të shfaqeshin të kufizuara.

Situata e bizneseve shfaqet e përmirësuar, duke rritur aftësinë e tyre paguese. Indeksi i besimit të bizneseve në muajin korrik arriti në nivelin më të lartë të katër viteve të fundit, sipas të dhënave të tjera të Bankës së Shqipërisë. Përmirësimi erdhi nga të gjithë sektorët, industria, tregtia, shërbimet, ndërtimi.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Krediteprobleme

Të tjera

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para

Nuk marrin dot tokën e tyre në "Gjirin e Kakomesë", banorët çojnë në SPAK biznesmenin Luan Leka

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English