Skip to content
Ekonomi

Kostot dalin jashtë kontrollit në rrugën Kardhiq-Delvinë, zbulohen arsyet e shpenzimeve

· 3 min lexim

Punimet në rrugën Kardhiq -Delvinë, që kanë nisur që në vitin 2007, rreth 14 vite më parë, ende janë larg përfundimit, teksa kostot e punimeve po dalin jashtë kontrollit pasi financimet e buxhetit të shtetit po shkojnë për shtesa të punimeve.

Ministria e Infrastrukturës ka financuar me 534 milionë lekë ose 4.3 milionë euro në 4-mujorin e parë të vitit 2021, vetëm shtesa punimesh në Lotet, 4,5,6 dhe 7 të rrugës. Të dhënat zyrtare të azhurnuara në raportin e Monitorimit të Buxhetit për janar-prill 2021, tregojnë se me 4.3 milionë euro janë ndërtuar 600 metër nga rrugë nga financimi shtesë, shkruan Monitor.

Ndërsa në projektbuxhetin afatmesëm të publikuar nga Ministria e Financave rruga Kardhiq -Delvinë është programuar të financohet gjatë periudhës 2021 deri me 2024 me rreth 6,7 miliardë lekë nga të cilat 1.7 miliardë lekë janë shtesa punimesh.