Skip to content
Kosovë

Kosova vijon vaksinimin për Covid-19, marrin dozën e parë punonjësit e policisë

· 2 min lexim

Kosova ka vijuar procesin e vaksinimit për Covid-19, ndërsa radhën e kanë pasur punonjësit e policisë. Policia e Kosovës bën me dije se në sallën “1 tetori” në Prishtinë, janë vaksinuar zyrtarët e policisë që banojnë në kryeqytet. Ndërkohë, ka përfunduar vaksinimi i personelit të policisë me rrezikshmëri të lartë nga Covid për shkak të sëmundjeve kronike.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Me përkrahjen dhe në bashkëpunim me Komitetin për imunizim me vaksinen COVID 19 , sot me datë 15.06.2021 ka filluar vaksionimi i zyrtarëve të PK-së me vendbanim në Prishtinë, i cili po realizohet në sallën 1 tetori.

Ky aktivitet po menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore pran Departamentit të Burimeve Njerëzore të PK-së, e cila në bashkëpunim me departamentet tjera policore ka përgaditë planin e vaksionimit, i cili shpërndahet në baza ditore, me qëllim të njoftimit të zyrtarëve për kohën dhe vendin e vaksionimit.

Vlen të thekesohet, ky proces do të vazhdon deri në përfundim të vaksionimit të të gjithë personelit policor, përderisa deri më tani vaksionimi i personelit të PK-së me rrezikshmëri më të lartë ndaj COVID 19 (me sëmundje kronike) ka përfunduar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar, për kujdesin e shëndetit të stafit të saj dhe njëkohësisht falënderon personelin mjekësor për trajtimin dhe kujdesin e treguar ndaj zyrtarëve policor.