Skip to content
Bota

Kosova sfidon Rumaninë/ Atmosferë pozitive në ekipin Dardan

· 1 min lexim

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar paraditen e sotme seancën e tretë stërvitore dhe të fundit në Kampin Nacional në Hajvali, para përballjes së radhës në Ligën e Kombeve kundër Rumanisë.

Me përkushtim të lartë, futbollistët e Kosovës i kanë përgatitur skemat taktike për sfidën e së premtes, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij kanë punuar intensivisht për përmirësimin e detajeve.

Gjatë stërvitjes, mungoi Donat Rrudhani, i cili u lëndua në seancën e kaluar dhe pas ekzaminimeve mjekësore u lirua nga grumbullimi.

Megjithatë, edhe me disa mungesa të rëndësishme, si pasojë e lëndimeve, atmosfera në kampin e Kosovës mbetet optimiste dhe e fokusuar.

Pas përfundimit të stërvitjes, futbollistët Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu shprehën besimin se ekipi do të japë maksimumin në ndeshjen ndaj Rumanisë dhe do të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive.