Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja, arsyeja

08:30 26/06/2025
Reading Time: 4 min lexim

Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro nga Bashkimi Evropian, ndërsa vendet fqinje tashmë kanë nisur të përfitojnë.

Bllokada politike pas zgjedhjeve të fundit parlamentare po i kushton vendit fonde të rëndësishme nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Paketa prej 6 miliardë eurosh u miratua në fund të vitit 2023. Ndarja e fondeve ishte planifikuar të niste në fund të atij viti, por u shty për disa muaj.

Më 21 qershor, Serbia njoftoi se ka marrë këstin e parë nga BE-ja, me vlerë 51.66 milionë euro, pas Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ndërkohë, Bosnje e Hercegovina nuk ka dorëzuar ende Agjendën e Reformave tek autoritetet evropiane.

Në rastin e Kosovës, pengesa është mungesa e Kuvendit të konstituuar, i cili duhet të ratifikojë marrëveshjen për përfitimin e fondeve. Këto marrëveshje kanë karakter ndërkombëtar dhe kërkojnë miratimin me dy të tretat e votave.

Deri më 25 qershor, përkundër dhjetëra përpjekjeve, deputetët nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin.

Vëzhguesit u bëjnë thirrje forcave politike të lënë mënjanë përplasjet e brendshme, për të mos humbur një mundësi që ndikon në rrugën evropiane dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Pse është kjo e rëndësishme sot? Sepse, nëse Kosova e ka ‘head start-in’ (hapin e nisjes) më të vonshëm se vendet tjera, kjo i bie që ti do të jesh një hap prapa”, thotë Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane.
Nga Plani i Rritjes, që mbulon periudhën nga viti 2024 deri më 2027, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro.

Mbi 250 milionë do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme.

Pjesa prej 7% si para-financim, që tashmë u është ndarë katër vendeve ballkanike, për Kosovën i bie të jetë rreth 61 milionë euro.
Këto mjete kanë për qëllim përafrimin e gjashtë ekonomive në fjalë me atë të BE-së – organizatës ku të gjitha synojnë të anëtarësohen.
Megjithatë, ato janë paralajmëruar se nëse, brenda 1-2 vjetësh, nuk i kryejnë reformat e kërkuara – nga zhvillimi i sektorit privat deri te tranzicioni i gjelbër dhe digjitalizimi – atëherë shuma e paraparë për to do t’u shpërndahet vendeve të tjera.

A ka afat për ratifikimin e marrëveshjes?
Radio Evropa e Lirë pyeti Bashkimin Evropian se a ka ndonjë afat deri kur Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen përkatëse për të marrë mjetet e para-financimit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Burime brenda Qeverisë në largim të Kosovës i thanë REL-it se një afat të tillë nuk ka.
Ngjashëm pohon edhe Shasha. Sipas tij, para-financimi nuk rrezikohet drejtpërdrejt nga vonesa në ratifikim, por vonesa në këtë hap të parë mund të sjellë pasoja zinxhirore, duke ndikuar edhe në përmbushjen me kohë të kushteve të vendosura nga BE-ja për vitin 2025 dhe dy vitet pasuese.

Këto kushte përfshijnë përparimin në reforma dhe një dialog konstruktiv me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

“E gjithë kjo mund ta vonojë Kosovën në periudhën 2025-2027, si dhe ta vendosë atë në një situatë ku nuk mund t’i shpenzojë mjetet e veta (nga Plani i Rritjes). Fondet që Kosova nuk arrin t’i shpenzojë, do t’u ndahen vendeve tjera”, thotë Shasha, duke u thirrur në dokumentet e BE-së për Planin e Rritjes.
Ai shton se këto vonesa dërgojnë edhe sinjale të gabuara për gatishmërinë e Kosovës për të avancuar drejt BE-së.

“Nuk është mirë për prestigjin ndërkombëtar apo evropian të Kosovës që të sillet, të shihet dhe të perceptohet në këtë formë – si një aktor rajonal në procesin integrues që nuk po arrin të mirëmbajë hapin me vendet e tjera të rajonit”, thotë Shasha për Radion Evropa e Lirë.
Në mesin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kosova është e vetmja që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Efektet ekonomike

Por, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se vonesat në shfrytëzimin e mjeteve nga Plani i Rritjes janë humbje edhe në aspektin ekonomik.

Sipas tij, Kosova ka nevojë të madhe për investime – si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Ai thotë se një pjesë e këtyre investimeve do të mund të adresoheshin përmes fondeve të BE-së.
Çdo vonesë në sigurimin e tyre, thotë Gërxhaliu, është e dëmshme, sidomos në një kohë kur bota përballet me inflacion të lartë dhe kosto gjithnjë në rritje.

“Projektet që sot kushtojnë, ta zëmë 50 milionë (euro), vitin tjetër do të jenë me kosto shumë më të lartë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Gërxhaliu kujton se Kosova vazhdon të jetë nën masat ndëshkuese të BE-së – të vendosura në vitin 2023 pas tensioneve në veri të vendit – dhe se pamundësia aktuale për të përfituar nga fondet e BE-së vetëm sa e rëndon më tej këtë situatë.

“Shfrytëzimi i këtyre mjeteve do të kishte mesazh të qartë për kundërshtarët e shtetit të Kosovës, se ‘Evropa është me ne, ne jemi në rrugën e integrimit dhe pretendojmë dhe mendojmë që një ditë të jemi të barabartë në familjen evropiane’”, thotë Gërxhaliu.

Thirrje për të kapërcyer ngërçin politik, Kosovës i kanë bërë edhe zyrtarë të huaj, përfshirë shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Derisa deputetët e partisë më të madhe, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe të partive të tjera mbeten të ngurtë në qëndrime, miliona euro të tjera mbeten po ashtu të bllokuara.

Më 23 qershor, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, shkroi në Facebook se janë 90 milionë euro të alokuara nga Banka Botërore për Kosovën, të cilat presin ratifikimin nga Kuvendi që nga muaji maj i vitit të kaluar.
Edhe për këtë çështje, partia deri më tash në pushtet dhe ato në opozitë shkëmbyen akuza kundër njëra-tjetrës./REL

Etiketa: BEkonstituimi i KuvenditKosova

Të lidhura

Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë
Aktualitet

Tension dhe përplasje në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, avokatët braktisin sallën

Seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” në GJKKO është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes trupës gjykuese...

13:11 26/06/2025
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 8 vatra në 24 orë
Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 8 vatra në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka raportuar për...

12:56 26/06/2025
Para
Bizneset e vogla pësojnë rënie në 8 qarqe

Bizneset e vogla pësojnë rënie në 8 qarqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Tension dhe përplasje në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, avokatët braktisin sallën

13:11 26/06/2025
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 8 vatra në 24 orë

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 8 vatra në 24 orë

12:56 26/06/2025
Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë

Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë

12:36 26/06/2025
Gafa e Ramës/ Vendos kanionet e Osumit në Berat, qytetarët reagojnë ashpër: Mësoni gjeografinë, është turp!

Gafa e Ramës/ Vendos kanionet e Osumit në Berat, qytetarët reagojnë ashpër: Mësoni gjeografinë, është turp!

12:28 26/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.