50 mijë parashikohet të arrijë shifra e personave që do të humbasin punën në Kosovë, si pasojë e pandemisë së coronavirusit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se vendi është goditur rëndë nga pandemia.
Në mënyrë që të mos humben vende të tjera pune, ai kërkon ndërhyrjen e qeverisë për të përkahur bizneset.
Ekonomia e Kosovës gjatë muajve të mbylljes (13 mars – 1 qershor) ka shënuar humbje deri në 10 milionë euro në ditë, ndërkohë që humbjet po vazhdojnë pasi në fuqi janë ende masat kufizuese për parandalimin e coronavirusit.