“Kosova nuk ka qenë kurrë pengesë për dialog”, Kurti reagon pas heqjes së taksës për lëndët e para

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kosova hoqi taksën 100 % për lëndët e para me Serbinë.

Në një postim në Twitter, kryeministri Albin Kurti, tha se Kosova e tregoi vullnetin e mirë.

Më tej ai shton, se Serbia vazhdon me fushatën e saj për mos të njohur Kosovën.

Kurti shkruan ndër të tjera se Kosova e bëri një hap para dhe nuk ka qenë kurrë pengesë për dialogun.

“Edhe pasi Kosova tregoi vullnetin e mirë duke hequr tarifën 100% për lëndët e para, Serbia vazhdon me fushatën e saj të mos njohjes. Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë edhe një hap prapa. Pse?”, shkruan Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendosi të hiqte taksën 100% për lëndët e para, pas presionit të vazhdueshëm nga SHBA.

Veprimi i tij u përshëndet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa hasi në zemërimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili vendosi taksën.

Shpërndaje
Share.

Komento