Skip to content
Bota

Kosova miraton marrëveshjen e mbrojtjes me SHBA-në

· 1 min lexim

Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim një marrëveshje kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri Albin Kurti theksoi se kjo marrëveshje synon avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, duke përfshirë planifikimin e mbrojtjes, qëndrueshmërinë strategjike dhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e lidh këtë nismë me përpjekjet e Kosovës për integrimin në strukturat euroatlantike dhe thellimin e partneritetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Një hap i tillë i bashkëpunimit është ndërmarrë në përputhje me qëllimet e integrimit më të gjerë euroatlantik, thellimit të kërcënimeve për sigurinë, rritjen e ndërveprueshmërisë gjithmonë duke u mbështetur në partneritetin e fortë ekzistues në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha Maqedonci gjatë mbledhjes së Qeverisë

Përveç trajnimeve dhe mbështetjes për Forcën e Sigurisë, SHBA-ja ka kontribuar me pajisje ushtarake dhe ka mbështetur pjesëmarrjen e Kosovës në misione paqeruajtëse ndërkombëtare.

Kosova ka kërkuar gjithashtu blerjen e mbi 200 sistemeve kundërajrore “Javelin” nga SHBA, një kontratë që ende pritet të miratohet.