Kosova merr shembull nga Shqipëria, jo më lojëra fati

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas Shqipërisë duket se edhe Kosova do të mbyllë lojërat e fatit.

Sot në Kuvendin e Kosovës është diskutuar lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazionove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim e ndryshimin në ligjin ekzistues.

Iniciativa e mbylljes së lojërave të fatit është një ndër iniciativat më të mira të kësaj legjislature sipas kreut të Kuvendit, Kadri Veseli.

“Kemi një iniciativë të deputetëve, për fat të mirë nga shumica e grupeve parlamentare, është një nga iniciativat e mbylljes së lojërave të fatit të mashtrimit që po dëmton, familjet dhe qytetarët. Fati i qytetarëve tanë nuk janë kazinot…ajo që është si mesazh që lojërat e fatit duhet të dalin jashtë nga qendra, për të mos thënë të mbyllen krejt…mënyrë ideale është largimi i tyre jashtë qyteteve. Duhet të kihet parasysh, që Kosova nuk do të lejohet të që të ketë krim të organizuar”-tha ai.

Shpërndaje
Share.

Komento