Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kosova deklaroi më shumë fatalitete nga Covid-19, por shtesa e vdekjeve në Shqipëri është dy herë më e lartë!

08:01 19/02/2021
Reading Time: 2 min lexim

Pandemia ka ndikuar në rritjen e fortë të vdekshmërisë edhe në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjithsej, në vitin 2020 u regjistruan 11.1 mijë jetë të humbura, me një rritje prej 16% sesa vitin e mëparshëm, ose 1,556 më shumë.

Në krahasim me mesataren 5 vjeçare, 2015-2019, vdekshmëria është rritur me 22%, ose rreth 2 mijë persona më shumë. (shiko grafikun: Vdekjet vjetore, Kosova).

Shifrat zyrtare të ASK-së, që raportohen dhe në bazë mujore, tregojnë se Kosova e ka pasur valën më të keqe të pandemisë në korrik dhe gusht dhe shtator, me rritje përkatësisht 48%, 67.7% dhe 59%, në raport me muajt përkatës të një viti më parë. Pas qetësimit në tetor, në nëntor e dhjetor sërish u shënua një rritje e lartë e fataliteteve me përkatësisht 53% dhe 39%. (shih grafikun: Vdekjet sipas muajve, Kosova).

Të ndara sipas gjinisë, rritja e vdekjeve ishte më e lartë te meshkujt (+19.8%), se e femrave (+12.2%), në linjë me tendencën globale, ku pandemia po rezulton më fatale te burrat. Rreth 65% e shtesës së vdekjeve e përbënin meshkujt.

Kosova raportoi më shumë fatalitetve nga Covid, por shtesën e vdekjeve Shqipëria e ka shumë më të lartë (në raport me popullsinë)

Deri në fund të vitit 2020, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës deklaroi zyrtarisht 1,335 humbje jete nga pandemia, përkundrejt 1,556 persona që ishte shtesa e vdekjeve në raport me 2019-n, apo rreth 2 mijë nëse llogaritet si mesatare e 5 viteve të fundit, me një diferencë që varion midis 221 (në raport me 2019) dhe 729 persona (me mesataren 2015-2019).

Në kontrast, në Shqipëri, zyrtarisht, deri më fund të vitit 2020, numri i vdekjeve zyrtare të raportuara nga Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë ishte 1,181, rreth 11% më i ulët se në Kosovë. Kjo shifër e raportuar zyrtarisht rezultoi pesë herë më e ulët se shtesa e vdekjeve në të njëjtën periudhë. Në vitin 2020 kanë humbur jetën në vend rreth 28 mijë persona, sipas të dhënave zyrtare që “Monitor” ka siguruar pas një kërkese për informacion drejtuar Drejtorisë së Gjendjes Civile dhe që përfshin vdekjet e ndodhura në territorin e Shqipërisë.

Në krahasim me vitin 2019 dhe me mesataren e periudhës 2015-2019 (rreth 22 mijë, po e njëjtë me vitin 2019), janë rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë, me rritje prej rreth 28%, duke shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 1990, kur INSTAT raporton të dhënat.

Nëse krahasohet shtesa e vdekjeve për 1 milion banorë, në Kosovë, ajo luhatet midis 859-1100 persona.

Për Shqipërinë ky tregues është shumë më i lartë dhe rezulton në 2,105 persona, ose dy herë më shumë sesa Kosova, në raport me popullsinë përkatëse. Kosova favorizohet edhe nga fakti që është një nga popullsitë më të reja në Europë, me moshë mesatare rreth 30 vjeç, përkundrejt 36-37 në Shqipëri./Monitor

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para

Veliaj “harron” Shkozën/ Edhe në kohë fushate nuk mban premtimet, ankohen banorët (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.