Koronavirusi rrezikon edhe Lojërat Olimpike, ja cilat janë tre hipotezat e mundshme

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koronavirusi tashmë rrezikon e Lojërat Olimpike Tokyo 2020, të programuara për t’u zhvulluar ndërmjet dative 24 korrik-9 gusht.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të marrë edhe 30 ditë kohë për të vendosur për fatin e Lojërave Olimpike.

Anulimi nuk është opsion, por po mendohet për një shtyrje.

Opsionet e mundshme janë, zhvillimi i Lojërave në fund të gushtit deri në shtator, nisja në tetor dhe shtyrja për në vitin  2021.

Deri më tani, opsioni më i favorshëm është zhvillimi i turneut në fund te gushtit dhe në fillim të shtatorit.

Të gjitha janë hipoteza për momentin, pasi askush nuk e di sesi do të vijojë ecuria e COVID-19.

Nëse përhapja nuk ndalet, Lojërat Olimpike mund të shtyhen në verën e vitit 2021 ose 2022, pasi gjithmonë janë zhvilluar në vite çift.

Për momentin në rang global, bilanci i viktimave nga COVID-19 është 343.394 të prekur, nga të cilët 14.774 vdekje dhe 99.066 të shëruar.

Shpërndaje
Share.

Komento