Koronavirusi/ Rama ashpërson masat: Shoferëve të paautorizuar do t’u hiqet patenta për tre vite

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masat e reja për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë bën me dije, se të gjitha kompanitë prodhuese, duhet të sigurojnë autobusët e transportit të punonjësve dhe akreditimin e tyre.

Kompanitë që nuk do të ndërpresin punën, duhet të sigurojnë standartet e sigurisë në ambjentin e punës, përndryshe do të përballen me sanksione të rënda.

Nga nesër në orën 06:00 të mëngjesit, do ty mbyllen të gjitha lokalet edhe në qarqet Fier, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë.

Makinave private, të cilat nuk kryejnë funksione shtetërore apo shërbime të autorizuara do të bllokohen, ndërsa shoferëve do t’u hiqet patenta për 3 vite.

POSTIMI I PLOTË:

“TË GJITHA KOMPANITË PRODHUESE DUHET TË SIGUROJNË AUTOBUSËT E TRANSPORTIT TË PUNONJËSVE DHE AKREDITIMIN E TYRE (SI EDHE AKREDITIMIN E AUTOMJETEVE PRIVATE TË PERSONELIT) NË ADRESËN: policiarrugore@gmail.com DHE PËR ÇDO SQARIM TË NEVOJSHËM MBI PROCEDURËN, DUHET TË TELEFONOJNË POLICINË E SHTETIT NË NUMRAT: 0694122223 dhe 0694122224 🔴 TË GJITHA KOMPANITË DUHET TË SIGUROJNË STANDARTET E SIGURISË KUNDËR PËRHAPJES SË EPIDEMISË NË MJEDISET E TYRE TË PUNËS. NË TË KUNDËRT DO TË PËRBALLEN ME SANKSIONE TË RËNDA 🔴 NGA NESËR NË 06.00 TË MËNGJESIT LOKALET DHE MJEDISET E TJERA TË MBYLLURA FILLIMISHT NË QARQET TR/DR DHE SOT NË QARQET SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, FIER DHE VLORË, DO TË MBYLLEN NË TË GJITHË SHQIPËRINË 🔴 LËVIZJET E PAAUTORIZUARA ME AUTOMJET TË KUJTDO QË NUK KA NJË ARSYE PUNE, SIPAS KATEGORIVE TË FUNKSIONEVE SHTETËRORE APO SHËRBIMEVE PRIVATE TË AUTORIZUARA, DO TË DËNOHEN ME HEQJE TË PATENTËS 3 VJET DHE SEKUESTRIM TË AUTOMJETIT! 🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!.

Aktualisht në vendin tonë numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 38.

Mësohet se 12 prej të infektuarve ndodhen në reapartin e Infektivit në QSUT, ndërsa pjesa tjerër janë vetëizoluar.

Dy prej pacientëve të shtruar te Infektivi janë në terapi intensive, një 66-vjeçar nga Lushnja dhe një 61- vjeçare nga Fieri.

Autoritetet ndërkohë vijojnë me thirrjet për respektimin e rregullave të higjienës dhe minimizimin e daljeve nga shtëpia.

Shpërndaje
Share.

Komento