Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ Shënohet rekord viktimash në 24 orë. Ja sa ishin shifrat…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk është përmirësuar aspak situata e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, me gjithë masat e marra nga qeveria e këtij vendit.

Pikërisht dje, Maqedonia e Veriut shënoi një rekord të ri të viktimave nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 41 të vdekur dhe 1022 të infektuar nga testimi i 3,127 personave në 24 orët e fundit.

Viktimat janë: 17 në Shkup, nga katër në Ohër dhe Gostivar, nga tre në Manastir dhe Strumicë, nga dy në Veles dhe Prilep dhe nga një në Kavadar, Radovish, Koçan, Probishtip, Kërçovë dhe Vallandovë.

Sa u përket të infektuarve, numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup, gjithsej 463 raste të reja.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë njofton edhe për 680 persona të shëruar. Numri i personave të konfirmuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 60,723 persona, prej tyre 37,505 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 21.519.

Aktualisht në spitalet e vendit janë rreth 1,300 persona që po trajtohen nga sëmundja COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të premten deklaroi se gjendja në këtë vend me pandeminë, ka nisur të stabilizohet.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento