Koronavirusi në Krujë, konfirmohen katër raste të reja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Katër raste të reja me Covid-19 mësohet se janë shënuar në Krujë.

Të infektuarit janë të afërm me të infektuarit e fasonerive të këtij qyteti.

Në 24 orët e fundit janë bërë 64 tampone, ku vetëm katër dolën pozitivë.

Ditën e djeshme në Krujë nuk u shënua asnjë rast me Covid-19.

Deri më tani në të gjithë vendin janë shënuar 880 të infektuar, 31 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Shpërndaje
Share.

Komento