Koronavirusi/ Mali i Zi futet në ‘Lock-down’, i dyti në Europë për numrin e infeksioneve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi ka hyrë në “lock-down” këtë fundjavë, masë e cila synon të frenojë përhapjen e lartë të koronavirusit që ka përfshirë këtë shtet të vogël me rreth 700 mijë banorë.

Ndalimi i automjeteve do të mbetet në fuqi nga ora 19:00 e ditës së djeshme deri në orën 05:00 të ditës së hënë.

Mali i Zi ka regjistruar prej kohësh një indeks të lartë pozitiviteti dhe, në raport me popullsinë, ishte disa ditë më parë i dyti në Europë për numrin e infeksioneve për 100 mijë banorë.

Bilanci i 24 orëve të fundit është rreth 520 raste të reja, nga 1510 teste të kryera, dhe pesë vdekje.

Që nga fillimi i epidemisë infeksionet kanë qenë 33836 dhe viktimat 474. Kujtojmë që Mali i Zi ka një popullsi prej vetëm 700 mijë banorësh dhe është në kufi me Shqipërinë.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento