Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Koronavirusi ka infektuar mediat shqiptare e askush nuk po e vë ujin në zjarr

16:22 29/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Teksa sytë e të gjithëve pa përjashtim këto ditë kanë qenë të fiksuar në ekranet e televizorëve apo celularëve për të mësuar të rejat më të fundit mbi përhapjen e koronavirusit në vend e në botë, të paktë janë ata që e kanë kuptuar se ndër pacientët e infektuar më keq është pikërisht ajo që ua jep këto informacione: media.

Prej thuajse tre javësh, vendi ynë i është nënshtruar një izolimi total për të frenuar sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e virusit agresiv, çka ka sjellë një ngrirje të të ardhurave për familjet e bizneset në vend.

Një gjë e tillë ka rezultuar në një rënie pikiatë të shpenzimeve për rekalama nga ana e biznesit, që janë përgjithësisht dhe i vetmi burim të ardhurash për mediat në mbarë vendin. Në këto kushte, ndryshime të dhimbshme kanë nisur.

Në “Top Channel” prej javësh kronikat e lajmeve theksojnë situatën e rëndë me të cilën po përballen mediat, ndërkohë që emisione si “Soiree”, “Portokalli” etj. janë ndërprerë.

Pjesa më e madhe e gazetarve print në vend kanë ndaluar botimin prej më shumë se 2 javësh, ndërkohë që burime për “iconstyle.al” konfirmojnë se në “RTSH”, pagat e disa gazetarëve janë pezulluar përkohësisht pas ndërprerjes së transmetimit të disa emisioneve, ndërsa në televizionin “Ora News” ka nisur reduktimi i pagave të disa punonjësve për të përballluar situatën.

Me një ritëm të tillë, ku qeveria shqiptare nuk ka parashikuar asnjë lloj mbështetjeje për median, kjo e fundit shumë shpejt mund të shkojë drejt një kolapsi total, në një kohë kur informacioni është i një rëndësie jetësore e po i shërben shqiptarëve brenda e jashtë vendit.

Vetë kryeministri Rama herë pas here në fjalimet e tij i bën thirrje medias të përhapë sa më shumë mesazhet e rëndësishme mbi masat e reja të ndërmarra, e megjithatë, po zgjedh të tregohet i verbër para problemeve që media po has në një kohë kaq kritike.

Në ditët e fundit nuk kanë munguar reagimet nga Unioni i Gazetarëve e Autoriteti i Medias Audiovizive që i kanë bërë thirrje qeverisë për të ndërhyrë me marrjen e masave për suport ekonomik për gaztearët e punonjësit e mediave, e megjithatë, thirrjet e tyre kanë përfunduar në vesh të shurdhër.

Një ndër shembujt më të qartë të mënyrës sesi shteti mund të ndihmojë median në një situatë të tillë është ai i Kandasë, ku kryeminsitri Justin Trudeau njoftoi se kishte përgatitur një paketë prej 30 milionë dollarësh për të shpenzuar në një fushatë ndërgjegjësuese për koronavirusin, të cilën do ta shpërndajë në mediat që janë në vështirësi, kjo krahas masave për lehtësim të taksave ndaj tyre.

Lidhur me krahasimet me vende të tilla të zhvilluara, kryeministri Rama shpesh herë ka reaguar me kritikën se buxheti i Shqipërisë nuk mund të krahasohet me atë të Amerikës, Kanadasë apo Gjermanisë, duke u fokusuar vetëm tek shifrat e duke refuzuar të shohë strategjitë,  të hartuara nga ata që mund të quhen pa frikë ekspertët më të mirë të ekonomisë në botë.

Në mes të kësaj pandemie që ka mbërthyer botën mbarë, media duhet të jetë pikërisht një nga ato organe jetësore që duhet mbajtur gjallë dhe është detyrë e qeverisë të kujdeset për një gjë të tillë.

Një mbyllje e mediave në një emergjencë të tillë shëndetësore, mund të rezultojë në pasoja fatale për shoqërinë tonë, ku informacioni është me po aq rëndësi sa ushqimi i përditshëm./iconstyle.al

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para

Lajmi i mirë nga Infektivi, 80-vjeçarja nga Durrësi fiton luftën me koronavirusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek, Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco

© 2026 GazetaReforma

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English