Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Koronavirusi, fjala kyçe e video-mesazheve të krerëve të politikës për Vitin e Ri

22:33 31/12/2020
Reading Time: 5 min lexim

Në prag të ndërrimit të viteve kryeministri Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2021. Rama fillimisht e nisi me sfidat që është përballur Shqipëria gjatë këtij viti që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 e deri tek pandemia e koronavirusit.

Ai thotë se më të keqen tashmë e kemi lënë pas ndërsa më e mira na pret përpara në një vit të ri duke uruar mbarësi për të gjithë shqiptarët.

“Po mbyllet edhe ky vit dhe si në asnjë vit tjetër në jetën tonë, festat e këtij fundviti po i kalojmë mbyllur herët në shtëpi. As meshat e mesnatës së Krishtlindjeve nuk ndodhën dot, as mesnata e fishzekzjarreve në sheshet mbushura plot me njerëz qyteteve tona, nuk do të ndodhë këtë herë.  Ky ishte viti ynë më i vështirë, si banorë të këtij vendi e si qytetarë të kësaj bote. Për ne shqiptarët ardhja e Armikut të Padukshëm ishte një kafshatë e mezikapërdishme, pas tërmetit katastrofik të një viti më parë.  Humbje jetësh e lëndime të mëdha njëra pas tjetrës dhe një presion i jashtëzakonshëm psikologjik mbi të gjithë familjen tonë të madhe; gjyshër e gjyshe të kërcënuar në jetën e tyre, fëmijë të penguar në përditshmërinë e tyre, të reja e të rinj të pamundur në shkollimin normal të tyre, prindër të ndaluar në punën e tyre dhe mes tyre mijëra e mijëra që e humbën vendin e punës me muaj të tërë…  Ky vit ishte një nga ato lloj sfidash që rrëzojnë elefantë kur i thonë dhe jam krenar për të gjithë ju, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, siç jam krenar edhe për bluzat tona të bardha në radhën më të parë, sepse falë tyre e falë jush, ne qëndruam, rezistuam, luftuam, e po ia dalim që të dalim më të fortë nga kjo luftë kaq unikale në historinë e jetës sonë. 

Ndërkohë vazhdon, çdo ditë, përpjekja jonë për të siguruar vaksinën kundër Armikut të Padukshëm dhe nisur vaksinimin fillimvitin e ardhshëm, sipas planit strategjik të hartuar nga autoritetet shëndetësore, ku si kudo në botë, do të nisim me grupet më të rrezikuara, bluzat e bardha, pastaj mësuesit, efektivët e policisë si edhe moshat më të mëdha. Vaksina sigurisht do të jetë falas dhe jo e detyrueshme. Por kjo luftë nuk pritet të mbarojë para fundvitit të ardhshëm dhe natyrisht që vaksinimi do të ndikojë jashtëzakonisht në afrimin e fundit të saj. Ndërkohë ne do të mbështesim deri në fund me paketat bazë të sëmurët që do trajtohen në shtëpi, si edhe do t’u japim çdo muaj dyfishin e pagës aktuale, familjeve në ndihmë ekonomike. Viti i Ri do të jetë viti i parë me zero taksë mbi fitimin për 110 mijë biznese të vogla dhe 46 mijë prej tyre do të kenë edhe zero tvsh. Si askund tjetër në rajon! Nga janari bluzat e bardha do të paguhen 40% më shumë në muaj dhe paga e mësuesve do të jetë 15% më e lartë. Jo vetëm mjekët e infermierët, po edhe mësuesit e Shqipërisë meritojnë mirënjohjen e respektin tonë më të madh, për punën e tyre vetëmohuese në këtë vit kaq të vështirë. Jemi krenarë për ta!

Gëzuar Vitin e Ri miq! Dhe qoftë ky i riu një vit sa më i mbarë për ju e për familjet tuaja dhe kjo dekadë e re që po fillon, qoftë dekada më e mbarë e historisë sonë, për Shqipërinë e për shqiptarët! Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku janë, Zoti e bekoftë Shqipërinë!”

Urimin për Vitin 2021 Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur ta japë përmes një video mesazhi drejtuar shqiptarëve ku premton që viti i ardhshëm  do të vijë me ndryshime të dukshme.

Ai tha se viti që do lëmë pas ishte një vit shumë i vështirë për botën por në veçanti për shqiptarët.

“Shumë prej nesh humbën më të dashurit, familjarë dhe miq të çmuar prej koronavirusit, duke lënë pas një boshllëk të pazëvëndësueshëm. Ne i kujtojmë me dhimbje secilin prej tyre. Po ashtu përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e tyre”, tha Basha.

Basha ka shprehur mirënjohje ndaj mjekëve dhe personelit mjekësor të cilët kanë sakrifikuar çdo gjë për të shpëtuar jetë njerëzish në këto kohë pandemie.

“Mos e humbisni kurrë shpresën! Mos u dorëzoni! Asnjëherë mos hiqni dorë nga qëllimet, nga ëndrrat tuaja, sepse një ditë dhe kjo ditë nuk do të jetë e largët, do të gjeni rrugën e suksesit. Ju shoh dhe jam i sigurt që së bashku do ta bëjmë vitin që vjen, një vit më të mirë për ju dhe për familjet tuaja. Një vit më të shëndetshëm! Një vit më të suksesshëm!”, shtoi Basha.

“Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve! Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!”, tha ai në fund.

Presidenti Ilir Meta ka bërë urimin e tij në prag të ndërrimit të vitit. Në mesazhin e tij, ai thotë se është momenti për të kujtuar mjekët që kanë dhënë jetën dhe janë në frontin e parë në ‘luftën’ kundër koronavirusit.

“Të dashur bashkëkombës. Viti që lamë pas, na përballi me një nga sfidat më të vështira për mbarë botën. Pandemia COVID-19 tronditi jetët tona në shumë aspekte. Shumë prej nesh humbën më të dashurit, pa mundur edhe t’u japin lamtumirën e fundit; të tjerë ia dolën me sakrifica të jashtëzakonshme. Mirënjohje të pakufishme për mjekët, infermierët dhe të gjithë ata, që gjenden edhe sot, në vijën e parë të luftës kundër kësaj pandemie. Në veçanti, ky është çasti për të bërë një homazh për mantelbardhët tanë të paharruar, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës. Përkushtimi, humanizmi dhe kujtimi i tyre le të na frymëzojë për më shumë solidaritet, bashkëpunim, përulësi, dhembshuri dhe dashuri për njëri-tjetrin. Le të bashkohemi dhe të punojmë më shumë, duke u ardhur në ndihmë veçanërisht njerëzve që kanë më shumë nevojë. Të përpiqemi me të gjitha forcat të ringremë ekonominë kombëtare, t’u krijojmë të rinjve mundësi të reja dhe punë, për të rimarrë në dorë fatet tona me dinjitetin e liritë e merituara, për të rikthyer shpresën dhe besimin. Vitaliteti i jashtëzakonshëm dhe dashuria për familjen dhe Atdheun e kanë mbajtur gjallë kombin tonë dhe do t’i japin Shqipërisë sonë të dashur edhe të ardhmen e ndritur europiane që meriton. Të dashur shqiptarë kudo që ndodheni, Ju uroj nga zemra, një Vit të Ri të shëndetshëm, të lumtur dhe të begatë. Gëzuar” – tha Meta.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka uruar shqiptarët me rastin e Vitit të Ri me disa fjalë frymëzuese, përballë pandemisë COVID që preku botën, por duke theksuar se nuk arriti të na mbyllë zemrat. Një vit sfidash të mëdha nga ato që rrëzojnë edhe elefantë. Kështu e ka cilësuar kryeministri Rama vitin 2020, ndërsa përmendi dy goditje të forta, tërmeti shkatërrues dhe pandeminë. “Të keqen e lamë pas, të mirë e kemi para”, thotë në urimin e tij, Rama. Ndërkohë që Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë urimi, një kërcim për jetën në emër të 2 kolegëve që humbën jeten”

 

 

Etiketa: bashaMetarama

Të lidhura

Studentët serbë ultimatum Vuçiçit: Zgjedhje të parakohshme ose nis mosbindja civile në gjithë vendin
Aktualitet

Studentët serbë ultimatum Vuçiçit: Zgjedhje të parakohshme ose nis mosbindja civile në gjithë vendin

Mijëra qytetarë dhe studentë protestuan njëkohësisht në mbi 30 qytete të Serbisë, duke i drejtuar një ultimatum presidentit Aleksandër Vuçiç:...

22:34 01/06/2025
Meloni paralajmëron gjykatën e BE-së për bllokimin e marrëveshjes me Shqipërinë
Bota

Uroi vdekjen e vajzës së Melonit, profesori i gjermanishtes kërkon ndjesë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një profesor i gjuhës gjermane postoi në rrjetet sociale një mesazh ku...

18:43 01/06/2025
Para

Qeveria tërhiqet para zgjedhjeve nga ideja e dhënies me koncesion të autostradës Tiranë-Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Studentët serbë ultimatum Vuçiçit: Zgjedhje të parakohshme ose nis mosbindja civile në gjithë vendin

Studentët serbë ultimatum Vuçiçit: Zgjedhje të parakohshme ose nis mosbindja civile në gjithë vendin

22:34 01/06/2025
Meloni paralajmëron gjykatën e BE-së për bllokimin e marrëveshjes me Shqipërinë

Uroi vdekjen e vajzës së Melonit, profesori i gjermanishtes kërkon ndjesë

18:43 01/06/2025
Zjarret masive në Kanada/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy provinca

Zjarret masive në Kanada/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy provinca

18:30 01/06/2025
Zbulohet ora dhe vendi i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll

Zbulohet ora dhe vendi i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll

18:09 01/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.